Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel. Ai nënvizoi se në 2030 BE duhet të jetë gati për zgjerim, por për këtë shtoi se kërkohet angazhim nga të dyja palët. Si BE por edhe vendet aspirante, Michel deklaroi se duhet të bëjnë "detyrat e shtëpisë".
"Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor. Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçantë në sundimin e ligjit dhe të sundimit të ligjit. Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.
Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar", tha ai.
Lajmi kryesor:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë
B.K/ReportTv.al