Bota

Samiti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Në përfundim të takimeve, fola me Putin dhe fillova përgatitjet për një takim trepalësh

19 Gusht, 00:06| Përditesimi: 19 Gusht, 00:15

  • Share

1755538565_donaldtrump.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe liderët e BE.

Përmes një postimi në Truth Trump shkruan se pati një takim shumë të mirë me të ftuarit e sotëm, ndërsa thekson se në përfundim të takimeve, foli me Putin dhe kanë nisur përgatitjet për një takim trepalësh.

Trump deklaron se garancitë e sigurisë për Ukrainën do të ofrohen nga Evropa në koordinim me SHBA.

'Pata një takim shumë të mirë me të ftuarit e shquar, Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Presidentin Alexander Stubb të Finlandës, Kryeministrin Giorgia Meloni të Italisë, Kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfundoi me një takim të mëtejshëm në Zyrën Ovale.

Gjatë takimit diskutuam Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat Garanci do të ofroheshin nga vendet e ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë shumë të lumtur për mundësinë e PAQES për Rusinë/Ukrainën. Në përfundim të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy. Pas këtij takimi, do të kemi një Trilat, ku do të jenë të dy Presidentët, plus unë. Përsëri, ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm për një luftë që ka vazhduar për gati katër vjet. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari Special Steve Ëitkoff po koordinohen me Rusinë dhe Ukrainën. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!', shkruan Trump. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky dhe liderët e BE në SHBA, Trump telefonon Putin: Përgatitje për takimin trepalësh! Kievi premton 100 mld $ blerje armësh amerikane


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?