Politikë

Samiti në Tiranë, Von der Leyen: Organizim i jashtëzakonshëm siç Edi di ta bëjë! Europa sot është zgjuar, i kemi ‘sytë e hapur’

16 Maj, 14:39| Përditesimi: 16 Maj, 14:48

  • Share

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, vlerësoi organizimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, duke komplimentuar kryeministrin Edi Rama për kreativitetin.

Gjithashtu, Von der Leyen nënvizoi se sot Europa i ka “sytë e hapur” dhe është mobilizuar për rifaktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Faleminderit shumë që na mblodhët këtu, Edi, mikpritje e jashtëzakonshme siç e dimë që e bën. Kur ra muri në 1990, u shpall se ishte fundi i historisë dhe kujtohet të gjithëve se na mori mendja se liria politike dhe ekonomike më së fundi do të shkriheshin bashkë dhe do të bashkonin njerëzit. Ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet si çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit. Një thirrje për Europën për t’u zgjuar është artikuluar prej shumë vitesh. Sot, Europa është zgjuar. I kemi sytë hapur. Na duhet të thellojmë dhe zgjerojmë rrjetin e partneriteteve që kemi në mbarë botën”,- tha Von der Leyen.

“Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të sigurisë dhe Europa ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën. Kjo është arsyeja se pse edhe KPE është krijuar: për t’u radhitur krah Ukrainës dhe për të sjellë paqe. Vetëm fakti që jemi të ulur këtu me ju, Volodymyr, është prova e bashkimit tonë të çeliktë, vendosmërisë tonë, për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës, për të gjetur një rrugë paqeje”,- tha Von der Leyen.

“Ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Volodymyr ka përshkuar një ortek rrugë ditëve të fundit, për të qenë të qartë dhe ne duam që kështu të jetë. Po punojmë për një paketë të re të sanksioneve: sanksione kundër Nord Stream 1 dhe 2…”,- tha Von der Leyen.

“Po kështu, jemi mbledhur këtu në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen përbashkët, të ardhmen tonë të Europës në një epokë besimi të përbashkët me synim të ndërtojmë këtë mirëqënie dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë”,- tha Von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Samiti/ Europa mesazh Putinit nga Tirana: Jepi fund luftës, koha për paqe! Rusia po luan! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’


K.M/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?