Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel ka kërkuar që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës duke thënë se janë jo proporcionale dhe të padrejta dhe se ato masa po ndikojnë drejtpërdrejtë në jetët e qytetarëve të Kosovës.
"Jam shumë e lumtur të jem këtu, që të diskutojmë me liderët e BE-së dhe rajonit se si mund ta lëvizim përpara rajonin. Jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend që është 100 % me secilin vendim të BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe sigurisë dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta”, ka thënë Osmani.
“Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heq ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për projekte për ujin e pijes, menagjimin e mbeturinave, dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, shtoi më tej ajo.
Presidentja e Kosovës ka kërkuar nga shtetet anëtare që t’i vendosin sanksione Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës. Osmani ka thënë se Serbia si një sponsore dhe orkestruese e atij sulmi duhet të ndëshkohet dhe kjo sipas saj është e rëndëishme që të ndodhë për të parandaluar përsëritjen e një tjetër sulmi.
“Kur flas për masat, spo flas për ndëshkim, po flas për parandalim. Është gjuha e vetme që e merr vesh Serbia. Pa masa, është ftesë për ta që të sulmojnë përsëri”, ka thënë Osmani duke shtuar se Serbia, sipas saj, po planifikon sulme të reja.
Lajmi kryesor:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë
B.K//ReportTv.al