Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet nga ministrat Hasani e Spiropali! Shoqërohet nga eskorta me rreth 35 mjete e automjete

27 Shkurt, 08:31| Përditesimi: 28 Shkurt, 07:43

  • Share

Tirana mirëpret për herë të parë një Samit më datë 28 shkurt, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.  Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte, 27 shkurt. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë Shkurov.

'Një moment kyç për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë' e cilësoi ministri i jashtëm Igli Hasani.

Zelensky u shoqërua nga Rinasi për në Tiranë nga një eskortë me rreth 35 mjete dhe automjete. Për shkak të sigurisë së lartë të kësaj vizite Forcat Operacionale, RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe Policia e Tiranës janë në gatishmëri.

Më datë 29 shkurt, do të vijohet me një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit. Fokusi i këtij takimi do të jetë tek plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian.

1709072050_zelenski.png

Foto: Momenti kur Presidenti i Ukrainës zbret në aeroport 

 

Ora 23:04
Zelensky vjen në Tiranë, në aeroportin "Nënë Tereza' e pret ministri Hasani e ambasadori ukrainas

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zbriti në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani i uroi mirëseardhjen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

‘Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë’ shkruan ministri duke shtuar ‘Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.

Zelensky u prit dhe nga ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov dhe ministrja e shtetit, Elisa Spiropali

 

Ora 21:42
Në prag të mbërritjes së Zelensky-t në Rinas, dhjetëra makina nisen për ta pritur në aeroport

 

Pak orë nga para se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të zbresë në Aeroportin e Rinasit, janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen dhe sigurinë e tij. Një kolonë prej dhjetëra makinash policie janë nisur drejt aeroportit ku Zelensky pritet të zbresë rreth orës 24:00. 

Ora 15:42
Liderët e Ballkanit Perëndimor vijnë në Tiranë më 29 shkurt, zbardhet axhenda e samitit

1709045106_ballkaniperendimor.jpg

Më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimorë, në një samit me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike.

Në këtë samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Report Tv ka siguruar axhendën.

AXHENDA E PLOTË

28 shkurt

-Ora 19.00- Darka e shtruar nga kryeministri Rama për nder të drejtuesve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit Várhelyi

-Darka për delegacionet zyrtare

29 shkurt

Ora 9.30-9.45- Mirëseardhja nga Kryeministri Rama

Vendi: Pallati i Kongreseve

9.45-10.0- Fjala e hapjes Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi

10.00-10.45- Paneli I: Hyrja në Tregun e Përbashkët

10.50- Foto Familjare

10.45-11.00- Pushim për kafe

11.00-11.45- Paneli II: Plani i rritjes

Ora 11.45-11.50- Konkluzione të dhëna nga Kryeministri Rama

12.00-12.30- Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirlliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Olivér Várhelyi.

Vendi: Kati i nëndheshëm i Pallatit të Kongreseve

Ora 12.30-13.15- Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Várhelyi

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 28/02/2024 11:14

    Iris, nuk eshte se ata kane shprese nga ndihma jone por jemi ne qe shpresojme nga ata ndermjet politikes se shoifur qe bejme.

    Përgjigju
  • Iris: 28/02/2024 02:43

    Samit pa vlere,por kur je i deshperuar dhe ne veshtiresi, do te kerkosh ndihme nga kushdo.Cfare ndihme monetare,apo militariste mund te presesh nga vende te tilla si Moldavia,Shqiperia,Kosova,Maqedonia,Bosnja,Kroacia,vende qe jane komplet te keputura,apo nga nje si Serbia qe luan me dy porta?! Sikur te merrnin pjese fizikisht dhe perfaqesues nga Greqia,Bullgaria,Rumania,Turqia do te ishte me i plote e me i suksesshem.

    Përgjigju
  • E verteta: 27/02/2024 23:59

    Tani shpetuam. Nuk do kete me korupsion, do ulen cmimet, pensionet do rriten,ligji do jete i barabarte per te gjithe dhe oligarket do i kthejne mbrapsht pasurite dhe parate qe ju ka bere qeveria. Rrofte lideri global qe ja mberritem kesaj dite.

    Përgjigju
  • Nani: 27/02/2024 09:50

    Do vije ky cocainomani qe vrau nje popull te gjithe per interesat e padroneve anglo-amerikane . Te njejtin fund do te bejme dhe ne si popull nese vazhdojme nen perendimoret , te perdorin per interesa dhe kur nuk ju duhesh te flakin vk

    Përgjigju
    • Alb: 27/02/2024 20:41

      Te bllokosh tiranen per kete fiismidhjen

    • Qytetar: 27/02/2024 10:43

      Po ruset dhe kinezet cfare te bejne kur nuk u duhesh me? Do emigroje ne Rusi ose ne Kine me familjen? E di ç‘te bejne atje te besh komente kritike online per qeverine? K… ne bige te fusin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?