Çështja e luftës, ka mbetur jashtë diskutimit të takimit mes presidentit turk Rexhep Taip Erdigan dhe homologut rus Vladimir Putin. Ndonëse ishte paralajmëruar se në takim do të diskutohej për një plan paqeje e turqia të merrte rolin e negociatorit, kjo nuk ka ndodhur. I vetmi propozim i ardhur nga Putin, ishte që Turqia të kthehet në qendër të eksportit të gazit rus në Evropë.
Ndonëse pritmëritë ishin të larta, në takimin mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologut rus Vladimir Putin të mbajtur në Kazakistan, nuk është diskutuar për luftën në ukrainë, apo mundësitë e zbatimit të një plani paqeje. Zëdhënësi I kremlinit Dimitri Peskov bëri të ditur pas takimit për mediat se çështja ruso-ukrainase ka mbetur jashtë axhendës. Ndërkaq nga presidenca turke nuk është bërë publike asgjë rreth takimit. Më herët një zyrtar i lartë i lartë I Kremlinit kishte deklaruar se në takim, Erdogan do të kërontetë merrte rolin e negociatorit në bisedimet e paqes në konfliktin Rusi-Ukrainë.
I vetmi detaj që është bërë I ditur nga takimi, lidhet me propozimin e presidentit Putin që Turqia të kthehet në qendër perej nga ku gazi rus do të dërgohet në Evropë.
Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka qëndruar neutrale që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, duke mbajtur një raport të mire me të dyja vendet në konflikt.
Që nga nisja e luftës autoritetet turke kanë organizuar dy takime mes Moskës dhe Kievit ku është diskutuar për mundësinë e vendosjes së paqes, pavarësisht se nuk është arritur asgjë konkrete në të dyja takimet.
Ndërkaq Erdogan gjithashtu ka sugjeruar se vendi i tij duhet të punojë me Moskën për të vazhduar dhe forcuar marrëveshjen e arritur në korrik që lejon eksportin e drithrave nga portet ukrainase përmes Detit të Zi në tregun ndërkombëtar. Marrëveshja zgjat deri në mesin e nëntorit, pas së cilës mund të zgjatet nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord. Erdogan thotë se Rusia dhe Turqia mund të përcaktojnë se në cilat vende me të ardhura të ulëta mund të eksportohen drithërat dhe plehrat ruse. Nga ana tjetër presidenti Putin thotë se vendet që kanë importuar grurë ukrainas këtë periudhë duhet t'i jenë mirënjohëse liderit turk që ndërmjetësoi deri në arritjen e marrëveshjes. Për shkak të luftës për gati 5 muaj eksporti i drithrave nga Ukraina u bllokua, gjë që shërbeu si një prej shkaqeve kryesore që solli rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në të gjithë globin.
Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka ndarë një imazh të 20 të burgosurve të luftës të cilët janë liruar gjatë një shkëmbimi të të burgosurve.
Të burgosurit u mbajtën nga forcat ruse në Olenivka dhe në rajonet e pushtuara përkohësisht të Zaporizhzhia dhe Kherson.
Në këmbim, 20 ushtarë rusë u kthyen nga robëria ukrainase.
Ministria ruse e mbrojtjes tha sot: "Si rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin e sotëm, 20 ushtarakë rusë u kthyen nga territori i Ukrainës i kontrolluar nga regjimi i Kievit".
Këto imazhe tregojnë trupat ukrainase duke pastruar minat dhe duke mbledhur municion të lënë pas nga trupat ruse në fshatin Hrakove, afër Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.
Më herët sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se situata në rajonin e çliruar të Kharkiv ishte "po aq e tmerrshme" sa në qytetet Irpin dhe Bucha, ku u gjetën varre masive pas largimit të trupave ruse.
Një bombë ukrainase hodhi në erë një depo municioni në rajonin rus të Belgorodit, në kufirin me Ukrainën.
Këtë e ka bërë të ditur guvernatori. Më herët kryetari i kryeqytetit Anton Ivanov kishte denoncuar një sulm ukrainas në një pallat.
Një deputete ukrainase ka thënë për podkastin e Sky Neës Daily se ajo dhe njerëzit e saj janë të përgatitur për atë që mund të ndodhë nëse Vladimir Putin lëshon armë bërthamore në vendin e saj.
Udhëheqësja e partisë Holos të qendrës së djathtë, Kira Rudik, i tha prezantuesit Niall Paterson se ajo ka një çantë gati nëse presidenti Putin lëshon raketa dhe ka planifikuar gjithashtu për situata të tjera me të cilat mund të përballet Ukraina këtë dimër.
“Unë kam një çantë shpine poshtë shkallëve me gjithçka që shkencëtarët tanë thonë se është e nevojshme dhe ne të gjithë e dimë se si të veprojmë nëse do të ketë një sulm bërthamor.
"Ne duhet të përgatitemi për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të kemi në çdo shtëpi diçka si një strehë për bomba të pajisur me gjithçka të nevojshme nëse do të ketë një tjetër granatim të Kievit."
Ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s u takuan për ditën e dytë të bisedimeve mbi krizën në Ukrainë sot në Bruksel, një numër i madh njerëzish u mblodhën jashtë selisë së aleancës së mbrojtjes në protestë kundër luftës.
Disa u panë të veshur me flamurin ukrainas teksa qëndronin në kryeqytetin e Belgjikës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta që dënonin presidentin rus.
Gjatë një konference për shtyp sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të kishte pasoja serioze, por nuk hyri në detaje se si do të përgjigjet aleanca.
Stoltenberg tha gjithashtu se NATO do të mbetet "shumë vigjilente" në javët e ardhshme, ndërsa Rusia zhvillon stërvitjet e saj bërthamore.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar një rezolutë që bën thirrje që "regjimi rus të shpallet terrorist". Kjo është raportuar nga Kiev Independent duke cituar anëtarin e delegacionit ukrainas Oleksii Honcharenko .
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se në 24 orët e fundit më shumë se 40 vendbanime janë goditur nga bombardimet ruse. Si përgjigje, forcat ajrore ukrainase kreu 32 sulme në 25 objektiva ruse. Këtë e raporton The Guardian .
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se çështja e një zgjidhjeje të mundshme të konfliktit në Ukrainë nuk është diskutuar nga presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, gjatë takimit të tyre sot në Astana. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti .
Nga 25 tetori, Republika Çeke nuk do të lejojë më turistët, sportistët dhe artistët rusë të hyjnë në territorin e saj me një vizë që i jep akses në zonën Shengen të lëvizjes së lirë brenda BE-së. Vendimi u mor nga qeveria çeke sipas shembullit të Finlandës, Polonisë dhe vendeve baltike. Për kreun e diplomacisë, vendimi është gjithashtu një reagim ndaj bombardimeve ruse të hënën dhe të martën ndaj objektivave civile në Ukrainë "për të dërguar një mesazh të qartë për qytetarët e Federatës Ruse".
Bisedimet në Kazakistan mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit turk Erdogan përfunduan, ndërsa takimi zgjati një orë e gjysmë.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij duhet të punojë me Moskën për të vazhduar dhe forcuar një marrëveshje të arritur në korrik, e cila lejon drithin e nevojshëm të udhëtojë nga portet ukrainase përmes Detit të Zi në tregun ndërkombëtar.
Marrëveshja zgjat deri në mes të nëntorit, pas së cilës mund të zgjatet nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.
Erdogan thotë se Rusia dhe Turqia mund të përcaktojnë se në cilat vende me të ardhura të ulëta mund të eksportohen drithërat dhe plehrat ruse. Presidenti Putin thotë se vendet që marrin grurin ukrainas duhet t'i jenë mirënjohëse liderit turk për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes.
"Ne kemi thënë gjithmonë se përdorimi i armëve bërthamore ose vendosja e tyre do të ndryshonte plotësisht lojërat" në luftën në Ukrainë "dhe do të kishte pasoja të gjera. Si BE dhe si shtete anëtare, ne jemi të përgatitur për çdo emergjencë”, kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, gjatë konferencës ditore, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi rrezikun e një sulmi bërthamor rus.
“Qendra e mundshme e gazit në Turqi mund të jetë platforma për përcaktimin e çmimit të gazit”, kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në takimin e tij me liderin turk Erdogan. Këtë e raporton Tass .
Turqia merr "furnizime të plota me gaz" sepse është dëshmuar se është "partneri më i besueshëm", shtoi Putin sipas Ria Novosti .
Presidenti i Francës ka bërë një postim në Twitter duke shkruar “Ne nuk duam një Luftë Botërore”.
Ky postim mendohet të ketë lidhje me takimin e Putin dhe Erdogan në Kazakistan, ku pritet të bisedojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Bisedimet mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut turk Rexhep Tajip Erdogan kanë nisur në Astana të Kazakistanit. Konflikti në Ukrainë është qendra e bisedës.
Zyrtarët nga Kremlini kanë thënë se Erdogan ndoshta do të dëshirojë të diskutojë bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë.
Erdogan ka kërkuar vazhdimisht të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim "të balancuar" për Turqinë anëtare të NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.
Pasi dyshja u takuan në shtator, Erdogan tha se përshtypja e tij ishte se Putini dëshironte "t'i jepte fund kësaj (lufte) sa më shpejt që të ishte e mundur".
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Këto deklarata ai i bëri para nisjes së takimit të 30 ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Në takimin e 13 tetorit, ministrat pritet të mbajnë diskutime të mbyllura lidhur me planin bërthamor të aleancës.
Po ashtu, deklaratat e Austinit vijnë pas kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, pasi ushtria e tij po pëson humbje në fushëbetejë në Ukrainë.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, nëse vjen puna deri aty”, tha sekretari Austin.
Në Bruksel, anëtarët e NATO-s të enjten mbajnë takimin e Grupit të Planifikimit Bërthamor, që është një trup i lartë i aleancës për çështjet bërthamore, por edhe që merret me politikat e lidhura me forcat bërthamore.
Ndërkaq, në margjinat e takimit në Bruksel, një grup prej 13 anëtarësh të NATO-s dhe Finlanda – që është në proces të anëtarësimit në këtë aleancë ushtarake – nënshkruan një marrëveshje për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, sikurse Arrow 3 dhe Patriot.
Grupi që ka nënshkruar këtë marrëveshje përfshin Gjermaninë, Britaninë, Sllovakinë, Norvegjinë, Letoninë, Hungarinë, Bullgarinë, Belgjikën, Çekinë, Finlandë, Lituaninë, Holandën, Rumaninë dhe Slloveninë.
Disa prej shteteve anëtare të NATO-s po kërkojnë që të forcojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, në dritë të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Disa shtete të tjera po zëvendësojnë apo përditësojnë sistemet aktuale, teksa po vazhdojnë të armatosin Ukrainën./REL
Numri i viktimave të civilëve nga sulmet e djeshme ruse ka arritur në 17, ndërsa 37 janë të plagosur, njoftoi në Telegram nënkryetari i zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko.
Sipas raporteve nga administratat ushtarake rajonale, njoftoi Tymoshenko, një person u plagos në rajonin e Dnipropetrovsk, 11 persona u vranë në rajonin e Donetsk (përfshirë 4 më parë) dhe 13 persona u plagosën, ndërsa në rajonin Zaporizhzhia pati 2 të vdekur dhe 13 të plagosur.
Ndërsa në Mykolaiv, dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën, në Kharkiv një, dy persona vdiqën nga minat dhe 4 të plagosur.
“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndalimin e gjakderdhjes sa më shpejt të jetë e mundur”, kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur për luftën në Ukrainë në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Besimit në Azi të mbajtur në Astana të Kazakistanit, pak orë para takimit të paralajmëruar me liderin rus Vladimir Putin .
“Paqja e drejtë mund të arrihet me diplomaci”, shtoi Erdogan.
“Moska përfaqëson "zhvillimin dhe prosperitetin e Azisë", krijimin e një hapësire të madhe të hapur për investime reciproke dhe bashkëpunim tregtar, si dhe për zgjerimin dhe thellimin e lidhjeve të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, kështu deklaroi të enjten presidenti rus Vladimir Putin , duke folur në samitin e Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi .
"Vetë anëtarët e NATO-s e kuptojnë natyrën vetëvrasëse të anëtarësimit të Ukrainës." Kështu deklaroi zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Alexander Venediktov në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tass. "
"Shumë anëtarë të regjimit të Kievit janë jashtë kontaktit me realitetin, nuk do të habitesha nëse disa njerëz atje do të prisnin vërtet që vendi i tyre të pranohej në NATO," u shpreh ai.
Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan se do të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin.
Rusia ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore, duke goditur disa rajone ukrainase, duke bombarduar qytete, përfshirë edhe Kievin. Moska ka thënë se këto sulme janë në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Zotimet nga aleatët përfshijnë edhe njoftimin e Francës se do të dërgojë radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë gjatë javëve në vijim. Kanadaja po ashtu tha se do të ofrojë artileri dhe veshje dimërore dhe furnizime të tjera për ushtarët ukrainas.
Gjermania ka dërguar sistemin e parë të mbrojtjes ajrore të llojit IRIS-T SLM. Berlini do të dërgojë në total katër sisteme të tilla në Ukrainë. Ndërkaq, Uashingtoni tha se do të përshpejtojë dërgimin e sistemeve të premtuara ajrore, NASAMS.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se vala e fundit e sulmeve nxjerr në pah “mizorinë” e Rusisë, qëkur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Duke vlerësuar përpjekjet për luftë të presidentit rus, Vladimir Putin, ai tha se veprimet e liderit rus kanë unifikuar komunitetin ndërkombëtar.
“E gjithë bota ka parë sërish ligësinë dhe mizorinë e luftës së Putinit, që ka rrënjët në agresion dhe që përbuzë rregullat e luftës”, tha Austin gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.
Austin u tha gazetarëve pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës se Kievi ka ndryshuar momentumin që nga shtatori, duke rimarrë territor, por shtoi se asaj i duhet më shumë ndihmë.
Ministrat e NATO-s do të zhvillojnë takime edhe më 13 tetor dhe pritet të vendosin që të rrisin stoqet me municion dhe pajisje ushtarake për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të aleancës.
Ata po ashtu pritet të diskutojnë për aftësitë e aleancës para stërvitjeve vjetore bërthamore të NATO-s, por edhe për nevojën për të mbrojtur më mirë infrastrukturën kritike, pas akteve të fundit të sabotimit.
Shtetet aspiruese për anëtarësim në NATO, Finlanda dhe Suedia, po ashtu janë ftuar në takimin dyditor të aleancës./.REL
Rrethina të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, u goditën nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani të enjten në orët e para të mëngjesit, ndërsa banorët u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror për mëngjesin e katërt me radhë pas sulmit masiv, vdekjeprurës të Rusisë në të gjithë vendin tre ditë më parë.
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba tha se sulmi ndodhi në zonën përreth kryeqytetit. Nuk dihet ende nëse ka viktima. Ndërsa në qytetin në jug të Ukrainës, Mykolaiv, bombardimet gjatë natës shkatërruan një ndërtesë pesëkatëshe ndërsa luftimet vazhdonin përgjatë frontit jugor të Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Sienkovych tha se dy katet e fundit të ndërtesës u shkatërruan plotësisht në një goditje të vetme dhe pjesa tjetër e ndërtesës mbeti në rrënoja. Nuk dihet ende nëse ka viktima.
Quhen dron pa pilot kamikaz eshte individi qe kryen sulmin dhe i mer jeten vetes per te arrit qellimin.
PërgjigjuSkënderbeu si mesazher ja dha udhëzimet se si duhwt të veprojë Erdogani, dihet se nga kush.
Përgjigju