Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë gjatë samitit të procesit të Brelinit që po mbahet po në Berlin.
Pas samitit, kryeministri Edi Rama publikoi një foto nga zyra e kancelarit gjerman Olaf Scholz , ku ka pasur edhe një 'surprizë' të këndshme, të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale.
Në foton e publikuar në Facebook, në sfond duket një shqiponjë, ndërsa Rama shkruan: “Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”.
Lajmi kryesor:
Samiti 'Procesi i Berlinit'/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë 2 marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë! Kancelari Scholz: E ardhmja është në Europë
S.G/ReportTv.al