Kryeministri Edi Rama dhe krerë të lartë të BE-së, dje në Samit

Kronikë

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)

19 Dhjetor, 09:00| Përditesimi: 19 Dhjetor, 09:26

  • Share

Shqipëria çeli më 17 Dhjetor Grupkapitullin e 6-të me Bashkimin Europian për integrimin e vendit, ndërsa dje u mbajt edhe Samiti i radhës me vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm ka qenë në të dyja eventet edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në rastin e parë drejtonte delegacionin dhe e shoqëroi me një foto-album një ditë më pas, kurse në të dytin si përfaqësues i Shqipërisë.

Sot (19 Dhjetor), kreu i qeverisë postoi një tjetër foto-album nga takimi i djeshëm, ku shtrëngon duart me krerët e shteteve të mëdha të BE-së dhe të diplomacisë në KE. Mes tyre Ursula von der Leyen, Antonio Costa, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë hungarez Orban.

Rama e cilëson me një postim në Facebook si “afrim i mëtejshëm me Europën”, ku dhe “u mbështet plani i Shqipërisë i përbashkët me Komisionin Europian”, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.

Postimi i Edi Ramës:

“MIRËMËNGJES
dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?