Volodymyr Zelensky

Bota

Samiti Trump-Putin, Zelensky: Lëshimet territoriale s’do ta bindnin Rusinë që të ndalojë luftën

11 Gusht, 14:38| Përditesimi: 11 Gusht, 14:39

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se lëshimet territoriale nuk do ta bindnin Rusinë që të ndalonte luftën. Ai kërkoi presion më të madh global ndaj Moskës, duke shtuar se po e zvarrit përfundimin e luftës.

"Rusia po e zvarrit luftën dhe për këtë arsye meriton një presion më të madh global. Rusia refuzon të ndalojë vrasjet dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë shpërblime ose përfitime. Dhe ky nuk është vetëm një qëndrim moral, është racional. Lëshimet nuk e bindin një vrasës. Por mbrojtja vërtet e fortë e jetës i ndal vrasësit.", tha ai.

"Falënderoj të gjithë në mbarë botën që na ndihmojnë të qëndrojmë të fortë dhe që na sjellin më afër paqes së vërtetë: paqes përmes forcës. Ky është i vetmi lloj paqeje që mund të arrihet me Rusinë", shtoi Zelensky.

Më herët, teksa po flitet se mes Donald Trump dhe Vladimir Putin do të diskutohet edhe për shkëmbim territoresh si një mënyrë për të arritur një armëpushim, Zelensky deklaroi se nuk do të lejojnë që pushtuesit t’u marrin tokën.

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 11/08/2025 17:05

    O mor Zelenski a nuk e kuptoni akoma sesa gabime beret ju ne vitin 2015 me akordet e Minskut 2 a e mbani mend kur Rusia ju krkoj disa kushte dhe ata kushte ishin qe Ukraina te krijoj nji shtet federatif,ose dy rajoneve tju njihet nji autonomi,mos te beheni antar i NATOS me disa gjera ju raat dakorde por perendimi jo dhe refuzoj ku ju keshilloj qe te vazhdoni luften dhe ju prmtuan edhe arme por sot ku e mer perendimi te drejten qe teritoret e juaja?pra ju bej pyetje ku e moret ju Ukrainasit dhe Stalini qe okupuat teritore te Polonis,Hungaris,Rumanise,Molldavise pra hajde tregoj botes sesa e madhe ishte Ukraina para asaj kohe nese guxon dhe je Bure tregoje dhe vetem ky lajm mund ta ndalon luften me nji Ukraine te vogel perndryshe dote zgjohen tjeret nga gjumi dhe dote detyrohesh te ikish nga Ukraina por Netanjahu te pranon ne xhdo moment.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?