Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama mbërrin në Dubrovnik! Takim me liderët e rajonit dhe presidentin Zelensky

9 Tetor, 16:25| Përditesimi: 9 Tetor, 17:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacisë ku do të marrë pjesë në samitin e radhës Ukrainë-Europë Juglindore.

Rama është takuar me presidentin Zelensky dhe liderët e tjerë të rajonit, teksa fillimisht u prit nga presidenti ukrainas dhe kryeministri kroat Plenkoviç. 

Më tej në planet e publikuara nga kryeministria duket krah liderëve të tjerë të rajonit duke biseduar si dhe në foton familjare.

Kujtojmë se samiti për Ukrainën me vendet e Europës Juglindore është mbajtur më parë edhe në Tiranë, më 28 shkurt të këtij viti, ku për herë të parë presidenti Zelensky vizitoi kryeqytetin shqiptar. 

Ky samit zhvillohet nga liderët e rajonit për t'i dhënë mbështetje Ukrainës në luftën e saj ndaj agresionit rus, i cili nisi dy vite e gjysëm më parë.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?