Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli

Sampaoli kërkon konsensus me Argjentinën, do të drejtojë në Europë

6 Korrik 2018, 18:49| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 18:55

  • Share

Dështimi në Botërorin “Rusi 2018” i Argjentinës duket se do të sjellë edhe divorcin e shumëkërkuar mes trajnerit Jorge Sampaoli dhe kombëtares.

Sipas “Marca”, palët janë ulur në bisedime për të zgjidhur marrëveshjen që zgjat deri në vitin 20022 në mënyrë konsensuale, për t’i hapur kështu rrugë largimit të trajnerit dhe afrimit të një emri të ri.

“Sampaoli nuk do të jetë më trajneri i Argjentinës. Edhe në Federatë nuk e duan më, po ashtu ka humbur besimin e presidentit të Boca Juniors, sponsorizuesit të tij për në kombëtare dhe nuk ka më mbështetjen e skuadrës”, - shkruan Marca, që i referohet burime të Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), ndërkohë që trajneri ka nisur të kërkojë punë në Europë.

Trajneri Sampaoli edhe pse u largua me turp nga Botërori, nuk ka ndërmend të dorëhiqet, pasi do të humbiste një shumë të madhe parash, ndaj kërkon të nisë një betejë me Federatën.

Por palët po mendojnë për një largim konsensual, nga e cila trajneri do të përfitojë 9,1 milionë dollarë. “Palët po negociojnë dhe deri në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, në tetor, ka kohë për të mbyllur gjithçka”, - përfundon “Marca”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?