Sampdoria e bën ‘sefte’ në Serie A, Sassuolo rikthehet tek fitorja! Nuk gabon as West Ham (VIDEO)

25 Tetor 2022, 09:49| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 10:29

  • Share

Duhej të vinte java e 11-të që Sampdoria të arrinte fitoren e parë në këtë edicion të Serisë A dhe të braktiste vendin e fundit. Skuadra që prej pak kohësh drejtohet nga Dejan Stankovic mundi në transfertë Cremonesen 1-0 falë golit të shënuar nga Colley 10 minuta nga fundi. Më herët ishte Cremonese që pati mundësinë e shënimit por nga 11 metrat gaboi Dessers. Cremonese zhytet në vend të fundit pa e shijuar ende një fitore, ndëra Sampi merr pak ajër.

Në ndeshjen e fundit të javës së 11-të në Itali Sassuolo mundi në Reggio Emilia ,Veronën 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vend të nëntë. Miqtë nga Verona kaluan të parët në avantazh por Sassuolo do të arrinte të bënte përmbysjen e madhe. Fillimisht barazoi Lauriente ndërsa golin e fitores e shënoi talenti Davide Frattesi që rikthen skuadrën tek tre pikët pas dy humbjeve radhazi.

Ndërkaq West Ham u rikthye tek fitorja në Premier League. Londinezët e fituan 2-0 sfidën ndaj Bournmouth që ishte njëkohësisht edhe sfida që mbylli javën e 12-të në Angli. Nga një gol për çdo pjesë shënoi West Ham me autorë Kurt Zuma e Benrahma.

 

 

Ndeshja Sassuolo- Verona

 

*Përgatiti Andi Kapxhiu

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?