Samuel Umtiti

Sport

Samuel Umtiti i jep fund karrierës, kampioni i botës tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

16 Shtator, 15:03| Përditesimi: 16 Shtator, 15:08

  • Share

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti ka njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 31-vjeçare, pasi dëmtimet e shumta nuk i lejuan të vazhdonte më gjatë në nivele të larta.

Umtiti ishte pjesë e Lille në dy sezonet e fundit, por arriti të luante vetëm 13 ndeshje për shkak të problemeve kronike në gju. Karrierën e tij e kurorëzoi me Francën në Botërorin “Rusi 2018”, ku shënoi golin vendimtar në gjysmëfinalen ndaj Belgjikës dhe ndihmoi “Gjelat” të shpalleshin kampionë bote.

Në nivel klubesh, ai u bë një figurë e rëndësishme te Barcelona, ku luajti 133 ndeshje në shtatë sezone dhe fitoi shtatë trofe, përfshirë dy tituj të La Ligës. Megjithatë, dëmtimi i rëndë në sezonin 2017-2018, të cilin zgjodhi të mos e operonte për të qenë në dispozicion të klubit dhe kombëtares, e rëndoi situatën dhe ndikoi ndjeshëm në vazhdimësinë e tij.

Pas vitit 2018, aktivizimi i tij ra ndjeshëm, duke kaluar edhe te Leçe me huazim para se të ndërpriste kontratën me Barcelonën. Në mesazhin e lamtumirës, Umtiti falënderoi klubet, trajnerët dhe shokët e skuadrës, duke theksuar se dha gjithçka me pasion dhe se nuk pendohet për asgjë.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps e përshëndeti publikisht, duke e cilësuar një lojtar kyç në suksesin e Francës në Botërorin e vitit 2018.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?