Bota

San Francisco, Greta Thunberg në muralen më të madhe në qytet

14 Nëntor 2019, 12:45| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 15:04

  • Share

Një mural gjigant me portretin e ambjentalistes ikonë, Greta Thunberg, tashmë qëndron në qendër të qytetit të San Francisko.  

Vepër e artistit argjentinas Andres Petroselli, ajo synon të na bëjë të reflektojmë mbi rreziqet e ngrohjes globale.

"Një murale është pak a shumë si një film dhe ndonjëherë i shtyn njerëzit të fillojnë një bisedë për të", - artisti argjentinas. "E vetmja gjë për të cilën shpresojmë është që dikush të ndalet dhe të fillojë të mendojë për mesazhin e Thunberg”.

Një provokim pozitiv gjithashtu ka patur Paul Scott, i shoqatës që financoi veprën: Rëndësia e Gretës në historinë e luftës kundër ndryshimit të klimës është e pamohueshme. Është një zë i fuqishëm që flet për të rinjtë dhe pjesën tjetër të botë. Ajo është diçka e ndryshme nga të gjithë ata që u shfaqën në luftë para saj, sepse ajo nuk tundohet nga ambicia apo përfitimi”.

Scott thotë se "E vetmja gjë për të cilën shpresojmë është që dikush të ndalet dhe të fillojë të mendojë për mesazhin e Thunberg”.

Aktivistja e njohur kishte nisur të protestonte në mënyrë individuale para kuvendit të Suedisë në gusht të vitit 2017. Ajo e linte mësimin një herë në javë për të protestuar kundër ndryshimit të klimës. Protesta e saj, e quajtur “Të premtet për të ardhmen”, i ka motivuar miliona njerëz në mbarë botën që të protestojnë dhe të kërkojnë më shumë masa kundër ngrohjes globale

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?