Pedro Sánchez dhe Edi Rama

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

25 Prill, 22:29| Përditesimi: 26 Prill, 00:06

  • Share

Ndërkohë që kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se po mendon të japë dorëheqjen teksa bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas akuzave për korrupsion, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Në mesazhin mbështetës që i dërgon homologut të tij spanjoll, përmes platformës “X”, Rama i shpreh të gjithë mbështetjen në këtë kohë të vështirë dhe e inkurajon të vazhdojë përpara. Ne mesazhin e tij Rama  i bën thirrje që mos dorëzohet kurrë, pasi e drejta mbizotëron gjithmonë.

“I dashur Sanchez! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Rama.

I përballur me sulmohet nga krahu i djathtë dhe ekstremi i djathtë Sánchez  tha se duhet të vendosë “nëse ia vlen” të qëndrojë në detyrë.

“Kam anuluar paraqitjet publike për “disa ditë” për të menduar se si do të vazhdojë”, tha dje në mbrëmje Sánchez në platformen X. 

“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj”, tha politikani socialist në një postim drejtuar publikut.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 26/04/2024 11:23

    Kur shikon te tilla raste Rama kenaqet.Por ka nje ndryshim nga Rama ky dorehiqet Rama jo.dy kultura politike si nata me diten.

    Përgjigju
  • Iris: 26/04/2024 03:04

    Ne keto momente kam me shume respekt per kryemin.spanjoll./Doreheqja/ nuk ben pjese ne fjalorin e politikaneve shqiptare.Rama do te ishte mire te mos nderhynte per dicka qe as i takon,as e ka idene.Mos valle di me shume per korrupsionin e gruas te kryem.spanjoll,se sa drejtesia spanjolle, qe i jep kurajo homologut?! Nese zoteria mendon te dorehiqet,kjo eshte ceshtje e tij dhe e integritetit te tij dhe nuk ka nevoje te marre leksione ballkanike se si mund te vazhdosh te qendrosh ne pushtet,ndersa rreth teje cdo gje po shembet e digjet.

    Përgjigju
  • Emi: 26/04/2024 01:17

    Rama kujte se spanjollet ja si populli shqiptra dhe jan mesu me korrupsjon????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?