Roma nuk ka arritur të bindë Jadon Sancho për një transferim në Itali, pasi anglezi ka refuzuar për momentin ofertën e verdhekuqve. Edhe interesimi i Besiktas për sulmuesin e Manchester United mbetet pezull.
Kështu, drejtuesit e Romës kanë lëvizur shpejt në merkato dhe kanë arritur marrëveshje me Aston Villa për Leon Bailey. Xhamajkani 28-vjeçar do t’i bashkohet klubit italian fillimisht në formë huazimi për 3 milionë euro, ndërsa opsioni i blerjes fiksohet në 22 milionë euro plus bonuset.
Verdhekuqtë nuk ndalen këtu. Ata po shqyrtojnë edhe pistën Jonathan Rowe të Olympique Marseille, pas tensioneve të tij me Adrien Rabiot. Për 21-vjeçarin ka konkurrencë të fortë nga disa klube të Premier League dhe Bologna.
Për të financuar operacionet e radhës, Roma mund të sakrifikojë një shitje të madhe, ku mesfushori Kone shihet si kandidati kryesor për largim.
??? Leon Bailey to AS Roma, here we go! Verbal agreement with Aston Villa for €2/3m loan fee plus €22m buy option clause.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 18, 2025
Bailey only wanted Roma as priority as reported last week, deal now agreed in principle.
Medical authorization expected next. ?? pic.twitter.com/fZO3my7xMa
Komente
