Sandër Lleshaj flet si drejtues i anti-KÇK-së: Gati fushata kundër kriminelëve (VIDEO)

31 Janar 2020, 18:47| Përditesimi: 31 Janar 2020, 19:27

  • Share

Ditët në vijim Policia e Shtetit do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të gjithë ata që kanë vënë pasuri në mënyrë të dyshimtë.  Është ky paralajmërimi i fortë që ka bërë nga Berlini, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me miratimin e paketës Anti- KÇK. Ministri thekson se ashtu siç parashikon ligji i miratuar tashmë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, i jep mundësi policisë që të sekuestrojë pasuritë për të cilat ka dyshime se janë vënë në rrugë kriminale.

"Menjëherë mbas miratimit të kësaj pakete, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal dhe për këtë qëllim duke filluar nga ditët në vijim për të mos thënë orët në vijim, Policia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, ‘Operacioni Forca e Ligjit’, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbulluar pasuri dhe asete kriminale.

Ligji i jep mundësi Policisë të ndërhyjë dhe iu jep detyrimin të gjithë personave që kanë prona dhe pasuri të pa-sqaruara që të provojnë para gjykatave kompetente nëse prona e siguruar prej tyre është burim i financimeve të ligjshme apo në të kundërt i veprimtarive të paligjshme. Në rastin e dytë, pra në rastin e veprimtarive të paligjshme pasuria sekuestrohet, konfiskohet dhe më tej futet në proces administrimi në dobi të publikut" tha ai. 

Deklarata Ministri Lleshaj i bëri në fund të konferencës që u mbajt në Berlin, për kontrollin e armëve të vogla e të lehta në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ku ishte i ftuar me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë dhe Ministrit të Jashtëm të Francës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?