Kronikë
Top 24

Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)

24 Nëntor 2018, 00:42| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 11:15

  • Share

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm në aeroportin e Rinasit për të përcjellë drejt Turqisë Ina Nukën, efektiven e plagosur rëndë në protestën e dhunshme të opozitës një ditë më parë para Kuvendit. 24-vjeçarja shoqërohet nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. 

Përpara hipjes në avion, Lleshaj ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me nënën e polices të cilës i ka kërkuar të bëhet e fortë sepse Ina do të bëhet më mirë. "Bëhu e fortë, sepse ajo na ka bërë ne në gjendje të fortë dhe do të bëhet mirë", i drejtohet Lleshaj nënës së Inës e cila është në lot.

Policja e plagosur është nisur sot në mbrëmje për në Turqi ku do t'i mundësohet një ndërhyrje e specializuar për dorën e dëmtuar. Për kurimin e saj urgjent jashtë vendit ndërhyri vetë kryeministri Edi Rama i cili e vizitoi dy herë në spital ditën e djeshme.

Komento

Komente

  • kkk: 24/11/2018 14:53

    nqs qeveria do i ndalonte kapsollet kjo nk do ndollte

    Përgjigju
  • Eduarti: 24/11/2018 01:18

    Po te lesh femrat ne konfrontim me njerezit qe do tu merret shtepija ate do presesh shteti dhe ministri eshte shume I pa pregatitur HISTORIKISHT SHQIPETARI I KA MBROJTUR TROJET ME ARME PAVARSISHT ESHTE I HUAJ ESHTE HAJDUT APO ESHTE SHTET NGA INJORANCA E SHTETIT NJEREZIT PAGUAJN Z LLESHAJ DUHET TE VENDOSTE FORCA TE SPECIALIZUARA PER TE KONTROLLUAR PROTESTEN QE DIHESHE DO TE DEGRADOHEJ SE NUK ESHTE PUNE PARTISH ESHTE PUNE SHTEPIJE QE SHQIPETARI HISTORIKISHT I KA MBROJTUR MRE PUSHKE NE DORE

    Përgjigju
    • Laci: 24/11/2018 12:03

      Kur ti ken pronat e veta nuk ja u mer njeri jo gjej vend e ngri ndertesa ku e gjeten token ata tokat e veta i kan ne malsi te shkojn andej nga kan ardh

    • altin tani: 24/11/2018 11:18

      z.eduart ti thua qe shqiptari i mbron TROJET me arme.cfar trojesh?ato toka qe ata kane ndertuar nuk jane trojet e tyre por te zena......pronaret e vertete te trojeve i kane me letra dhe sipas ligjit.nqs nuk jane trojet e tyre si ka mundesi qe nuk kan dokumente?me vjen keq per ndonje nga ata qe do ngelin pa shtepi por mendoje se te ishin ne kohen e qeverise demokrate as 3 vjet qera falas nuk kishin per te mare dhe kete e dine te gjithe...dhe vet ai kryetari i shqupit se projekti paska firmen e tij.respekt ajo policja nuk ishte te rreshti i pare sa per dijeni dhe duket shum mire si esht e verteta

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?