Sandër Lleshi drejt emërimit si zv.ministër i Brendshëm?

3 Nëntor 2018, 21:31| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 22:03

  • Share

Në kulmin e luftës kundër kriminalitetit, Shqipëria mund të bëhet vendi i parë në Europë pa ministër të Brendshëm. Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës të ministrit të vendosur nga Edi Rama, gjeneralit Sandër Lleshi, nëse nuk do të ketë kthim prapa, mund të shkaktojë një situatë të paprecedentë jo vetëm në Shqipëri.

Zgjidhja që kryeministria po shqyrton ështe emërimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm, pozicion që nuk kërkon asnjë dekretim nga presidenti. Burime pranë qeverisë shpjegojnë për Shqiptarja.com se kryeministri Edi Rama, deri tani nuk mendon të propozojë një emër të dytë në vend të Sandër Lleshit, për të mos krijuar një precedent politik të rrezikshëm.

Dhe kështu mund të ndodhë që presidenti të mund t’i zëvendësojë totalisht kompetencat e kryeministrit në përzgjedhje të anëtarëve të kabinetit. Pikërisht për të shmangur këtë precedent, Rama mund të vendosë të anashkalojë presidentin, duke emëruar Sandër Lleshin zv.ministër. Ky vendim megjithatë, mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër. 

Kjo situatë mund të shkaktojë reagime edhe nga vende të tjera aleate duke filluar nga SHBA, që prej kohësh kanë vendosur prioritet për Shqipërinë pikërisht luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cim tironci: 04/11/2018 00:09

    Kjo nuk dihet do ta luftoje kriminalitetin ne fushen e droges apo do ta stimuloje KOKA e pare sajmir Tahiri iku Per lesh tani Ed Rama po perpiqet te fuse KOKEN e dyte qe Ilir meta bravo I QOFTE qe po e shpeton z sander lleshin me mosdekretimin si minister I brendeshem

    Përgjigju
  • vlora: 03/11/2018 23:15

    Pse kaq zhurme qe Presidenti nuk dekreton nje minister nuk shuhet e ben qeverija Rama.Partija socjaliste dhe shoqerija Civile besoj se ka kapacitete te tilla per drejtimin e Ministrise Brendeshme.Gjenral Lleshi ka meritat e tija te njohur brenda dhe jasht vendit,pra aji mund te sherbej ne pozicjone te tjera te rendesishme ne,M Brendeshme qofte dhe si zv.Minister,mesaduket zhurma qe po behet eshte pak servilizem politik dhe jo serjozotet shteteror.Ralisht kjo eshte lufte politike midis Kryeminisyrit dhe Presidentit por jo hata e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Sazani: 03/11/2018 22:06

    Nuk i don kush te ndershmit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?