'Sanduiçët' e 'donerat' i ka në makinë'/ Zbardhen përgjimet dhe kodet e policit që shiste kokainë në Bllok

29 Qershor 2019, 15:55| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 20:54

  • Share

Report Tv zbardh të plotë dosjen e prokurorisë me përgjimet që implikojnë agjentin e krimeve të  komisariatit nr 2 në Tiranë, Ledion Bako, në shpërndarjen e drogës, armëmbajtjen dhe në shpërdorimin e detyrës. Në mbi 5 mijë biseda telefonike të kryera nga Bako, rezulton se ai në bashkëpunim me personat e tjerë të grupit, shpërndanin kokainë në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut. E ndërsa kodet e tyre për çdo rast kur do t’u duhej ta jepnin atë, ishin “këmishë”, “hongër”, “sanduiçë” e “donera”.

Kështu, në një bisedë që mban datën 5 Maj të këtij viti, Ledion Bako bisedon me Arben Bashën, ku i thotë “t’i japë ndonjë gjë me hongër”, ndërsa Arbeni i përgjigjet që ti shkojë ta takojë afër, se është me një tjetër person, i identifikuar me emrin Klevis. Në një tjetër bisedë vetëm dy ditë më pas, Arben Basha me një zë të ulët, i kërkon Ledionit “këmishën” që është te rafti i rrobave në shtëpinë e Ledionit.

Në bisedën që mban datën 27 Prill, në orën 00:20 minuta, personi i identifikuar me emrin Klevis i thotë Ledionit se “sanduiçët” dhe ”donerat” i ka në makinë, duke nënkuptuar kështu sasitë e drogës. Në dosjen e prokurorisë, përshkruhen më së miri edhe rastet kur anëtarë të këtij grupi, flasin edhe me emra konkretë lokalesh. Në një bisedë që mban datën 14 Maj, efektivi i komisariatit 2 dëgjohet të thotë: “….te lokali, ia futëm te Arena,… kishte marrë ai njëzetepesë gram kokainë ai me vete…”.

Ndërsa në bisedën e datës 26 Maj, Braho shprehet: “…me hy, mos me bo kështu lëshime, nuk është e njëllojtë se s’me lënë pesë mijë lekë cigare hashash numri ma… se i kam ble nga dyqind, nga treqind, a kupton…Pikërisht në këtë moment, personi që bashkëbisedon me të i shpreh shqetësimin se po përgjoheshin, duke i thënë “po dëgjohet celulari jot”. Përgjimet kanë nxjerrë në pah edhe rastet kur efektivi Ledion Bako ndërhyn për të punësuar vajza në lokale nate. Nga përgjimi i bisedave që Ledioni bën me një vajzë më 3 Maj, ai i ofron asaj punë te lokali “Loli Pop”, por edhe në lokale në tjera të zonës së ish-Bllokut, pasi i ka miq pronarët e këtyre lokaleve.

Më tej në dosjen e siguruar në Report Tv thuhet se Ledioni merr përsipër prenotime në lokalet e ish bllokut Tiranë si dhe u siguron lëndën narkotike. Në një rast ai ofrohet për të identifikuar shtetase shqiptare me qëllim trafikimin e tyre jashtë shtetit dhe shfrytëzimin e tyre për ushtrim prostitucioni nga lidhje të Ledionit.

Po ashtu, përgjigjet zbuluan se Ledion Bako, në të paktën 5 raste, për shkak të detyrës që kryente, ka ndikuar në mosvënien e gjobave administrative, sa herë që miqtë e tij, njëherazi anëtarë të këtij grupi kapeshin në shkelje nga policia rrugore. Një tjetër rast i evidentuar ishte edhe ndihma anëtarë të grupit i kishin kërkuar Bakos , që të ndërhynte për të kaluar nga VIP-i në Rinas motrën, nipin dhe kunatin e tij. Agjent krimeve në komisariatin nr 2 Tiranë, Ledion Bako u arrestua pak ditë më parë, ndërsa për të gjykata caktoi arrest me burg pa afat. Ndërsa për anëtarët e tjerë, si Aurel Klosi, Ergys Mëçuku dhe Joan Kavaja, u caktua burg me afat 30 ditë, si dhe arrest shtëpie për Arben Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 29/06/2019 21:58

    Hamburger, qebabë e sufllaqe

    Përgjigju
  • REXHEP HAJDAR LEKA [ KEPI ]: 29/06/2019 16:54

    Mereni ledjonin e rrasjani mrena mu ke fena se ha ma suma këti palloshi kok boshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?