Sanitarja del me COVID, djali infermier, materniteti i Vlorës rrezikon mbylljen, nis dezinfektimi

17 Qershor 2020, 16:59| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 17:05

  • Share

Materniteti në qytetin e Vlorës rrezikon që të mbyllet dhe stafi të vihet në karantinë të detyrueshme. Shkak është bërë një sanitare, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID.

Sanitarja e infektuar ka edhe fëmijë që punon infermier në urgjencën e poliklinikës, i cili është larguar nga puna për të qëndruar në karantinë të detyrueshme për 14 ditë. Ndërkohë që sanitarja ka një motër që punon në maternitet, së cilës i është bërë tamponi.

Pasditen e sotme pas konfirmimit të rastit të sanitares, po dezinfektohen ambientet e maternitetit, disa pjesëtarëve të stafit u është bërë tamponi përveç motrës së sanitares, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia për ta mbyllur maternitetin.

ISHP-ja ka nisur hetimin epidemiologjik.

Komento

Komente

  • esmeralda m.: 18/06/2020 09:50

    Aman se kam hallin e dt Bejkushit mos ma gjen gje. Si do vej halli pastaj

    Përgjigju
  • Ylli: 18/06/2020 08:01

    Edhe une qe sjam i profesionit , e kuptova , qe kur doli lajmi i pare, per personin ne vlore me covid qe jeton ne lagjen partizani, me siguri dhe sanitarja atje jeton ne ate lagje ( duke qen se shumica e sanitareve te spitalit atje jetojne )! Mund ta kishit evituar po te benit tampone sidomos atyre qe punojne neper spitale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?