Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës ende në fuqi/ Elezi: Situata në Veri ende e brishtë! Pas sulmit të Banjskës, aleatët po lejojnë forcimin e FSK-së me armatim modern

20 Qershor, 17:11| Përditesimi: 20 Qershor, 18:16

  • Share

Në diskutimet që u zhvilluan më 19 qershor të këtij viti në Komitetin e BE-së për Politikë dhe Sigurisë, unioni nuk ra në ujdi për heqjen e plotë dhe direkte të sanksioneve ndaj Kosovës, por pritet pjesërisht dhe në mënyrë graduale.

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka kërkuar heqjen e plotë të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar përpikmërinë e kësaj të fundit në zbatimin e kërkesa të bllokut nga Prishtina zyrtare.

Në lidhje me këtë, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi.

Elezi theksoi se situata në Kosovë është ende e brishtë dhe se Serbia po vazhdon planin e saj për destabilizmin e Kosovë, por edhe Ballkanit.

“Akoma vlen vlerësimi se situata e sigurisë në Kosovë përkatësisht në Mitrovicën e Veriut është e brishtë dhe krejt kjo për shkak se Serbia nuk ka përfunduar përpjekjet e saj për të tensionuar situatën e sigurisë dhe për të eskaluar më pas edhe për faktin se Rusia është shteti i interesuar për të gjetur një shkak një arsye për destabilizim e situatës së sigurisë në të gjithë gadishullin ballkanik duke u nisur nga dy burime krizash: situata në Veriun e Kosovës edhe Republika Sërpska”,-tha Elezi.

Eksperti i sigurisë në Kosovë u shpreh i kënaqur që NATO dhe aleatët ndërkombëtar po lejojnë forcimin e FSK-së më armatime moderne, sidomos pas sulmit të Banjskës.

“Është lajm i mirë që shtetet që mbështesin Forcën e Sigurisë Së Kosovës, NATO dhe shtetet anëtare kanë lejuar të furnizohet me armatime të rënda dhe kjo ka ndodhur pas Banjskës. Kemi pasur në flotën e FSK-së kemi dronë luftarakë, si dhe raketat Javellin që u siguruan nga bashkëpunimi që FSK, ministria e Mbrojtjes dhe SHBA dhe Kosova ka marrë dritën e Gjelbër edhe për furnizimin me armatime të tjera që janë kryesisht në pjesën e mbrojtjes por që janë tejet të rëndësishme sepse janë armatime moderne”,- deklaroi ai.

Elezi nënvizoi se është nevojshme që BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës, pasi kjo e fundit po respekton udhëzimet e bllokut, por edhe se është dëmtuar shumë nga këto masa.

“Besoj që është konsumuar mjaftueshëm çështja e sanksioneve dhe besoj se BE duhet të veprojë shpejt largimin e sanksioneve ndaj Republikës së Kosovës ngase duket se ka cënuar rëndë sigurinë ekonomike në Kosovë, ka cënuar disa aktivitete që lidhen pikërisht me çështjen e sigurisë. Ju e dini që Kosova është përballur seriozisht me furnizime dhe pajisje të ndryshme policore si rezultat i këtyre sanksioneve dhe ka dëmtuar rëndë buxhetin”,- tha Elezi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?