Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm vendimin e SHBA-së për vënien e sanksioneve kundër grupit kriminal të Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës. Sipas tij, SHBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shprehet Haradinaj.
Lajmi kryesor: