Aleksander Vuçiç

Kosova & Rajoni

Sanksionet e SHBA për naftën serbe, Vuçiç do flasë me Putin! Takon ambasadorin amerikan në Beograd

4 Janar, 16:14| Përditesimi: 4 Janar, 16:20

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar anëtarët e qeverisë serbe se ShBA-ja do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë serbe të naftës dhe se për këtë problem do të bisedojë personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pas datës 20 janar.

Nuk dihet nëse data ka lidhje me inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA, por ajo raportohet në media si pikë reference nga presidenti serb. Këtë të shtunë Vuçiç u takua edhe me ambasadorin amerikan në Beograd.

Në mbledhjen e qeverisë, ai theksoi se SHBA do të dalin zyrtarisht me një vendim për sanksione para datës 15 janar.

“Unë i thashë Nënsekretarit që nuk mund të jemi të lumtur për një vendim të tillë, por nuk kemi vend për ankesa, është e qartë që nuk është e drejtë, por këtë do t’ua lëmë analistëve. Pyetja e vetme është pse tani dhe në këtë moment, ka arsye të çuditshme”, ka theksuar Vuçiç.

Sanksionet amerikane ndaj industrisë serbe të naftës u njoftuan nga vetë Vuçiç në dhjetor, ndërsa ato vijnë për shkak se shumicën e aksioneve të tyre e zotërojnë rusët.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?