Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko

Bota

Sanksionet ndaj Bjellorusisë për incidentin me avionin ‘Rynair’ dhe arrestimin e gazetarit, Lukashenko: Nuk e prisnim pjesëmarrjen e Gjermanisë naziste në komplot

24 Qershor 2021, 10:21| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 10:25

  • Share

BJELLORUSI- Në 80-vjetorin e pushtimit Bashkimit Sovjetik nga Gjermania, presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko akuzoi Gjermaninë si naziste.

Lukashenko është shprehur se nuk priste pjesëmarrjen e Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve kudër Bjellorusisë, pas incidentin me avionin Rynair dhe arrestimit të gazetarit opozitar, Roman Protasevich.

“Ne nuk e prisnim pjesëmarrjen e Gjermanisë në këtë komplot kolektiv. Nga ata që paraardhësit e tyre shkatërruan jo vetëm shumë bjellorusë por edhe të ardhmen e miliona fëmijëve.”, tha me tone të ashpra presidenti bjellorus.

Duke iu drejtuar ministrit të jashtë gjerman, Heiko Mass, i cili ka bërë thirrje për më shumë sanksione ekonomike kundër Bjellorusisë, Lukashenko i ka dhënë një përgjigje “ Kush jeni ju? Një gjerman i penduar...apo një trashëgimtar i nazistëve?”

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja kanë ndërmarrë sanksione të shumta ndaj Bjellorusisë si një përgjigje për devijimin me forcë të një fluturimi nga Athina në Minsk me qëllim arrestimin e gazetarit opozitar, Roman Protasevich 1 muaj më parë.

Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA për lirimin e gazetarit, presidenti i ashpër bjellorus i konsideron këto kërkesa një “luftë hibride” që po i bëhet atij.

Gazetari bjellorus i cili prej kohësh jetonte në Danimarkë për shkak të frikës së arrestimit, jo vetëm që ndodhet ende në burg, por disa ditë pas incidentit ka pranuar se ishte përgjegjës i protestave të zhvilluara vitin e kaluar për rrëzimin e diktatorit të fundit në Evropë, Aleksander Lukashenko.

Mendohet se kjo ka ardhur pas presioneve të shumta madje edhe dhunës së ushtruar ndaj tij, pasi në intervistën përkatëse është shfaqur me plagë në fytyrë dhe kyçe nga prangat.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ela: 24/06/2021 18:12

    Jo shume bjelloruse ti shoku po 1/3 kane zhdukur nazit thote i zoti i vendit te vete. Kupton besoj qe cdo shtepi ka 1 ne 3 veta te vdekur. Dhe kur shkaterroi Brest Hitleri coi dhe Ducen qe ishte diktator me verte te shikonte si i kishte shkrire me celik bjelloruset. I dhuroi dhe nje gur ta kishte kujtim se helbete keta te dy ishin burra largpames kurse popujt e tjere duheshin zhdukur. Hajde tani dhe beni informazioni sic duhet se nuk ka me budallenj qe tallni menderen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?