Sanremo 2024, më të mirat e mbrëmjes së katërt! Sërish polemika për kërcimin ‘qua qua’ me Travoltën! Ermal Meta rikthehet me këngën e tij fituese

10 Shkurt, 16:14| Përditesimi: 11 Shkurt, 10:27

  • Share

Me këngë, poezi dhe performanca artistike të përzgjedhura , ngjarja më e madhe muzikore në Itali, e nisur në 6 shkurt, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Mbrëmja e katërt e edicionit të 74-të të Festivalit të Sanremos, që mbajti mbërthyer para ekranit mbi 12 milionë spektatorë, nisi me polemika.

Ndonëse tashmë është hequr nga kanalet zyrtare video-ja e të ftuarit special të së mërkurës, aktorit hollyvudian John Travolta teksa kërcen baletin argëtues italian “qua qua”, disa thonë për shkak të kritikave, të tjerë aludojnë për një reklamë ‘okulte’ të tij, ende flitet për të.

Aq sa edhe Amadeus,  i shpallur ‘fajtor’ që e shoqëroi Travoltën bashkë me Fiorellon në atë performancë humoristike, u shpreh se  “ u fol më shumë se ç’duhej për Travoltën, aq sa nuk iu dha pesha e duhur dëshmisë së Allevi”.

Një festival global, natyrisht edhe për të ftuarit, si interpreti çmim Oscar Russell Croëe, që u rikthye në skenën e Ariston pas 23 vjetësh  duke performuar “Let the light shine” me The Gentlemen Barbers.

Gara vijoi spektakolare me 15 performanca, ku Amadeus i transformoi konkurentët edhe në moderatorë. Emra të afirmuar të skenës italiane si Loredana Berte, Mahmood, Ema Marrone, “Il Volo” interpretuan këngë ‘cover’ në duet me të tjerë artistë.

I ftuar ishte edhe këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, që këndoi me artistin e ri Maninni “Non mi avete fatto niente” me të cilën triumfoi në edicionin e 68-të të Sanremos.

Në përfundim të saj u zgjodhën 5 më të mirët, përmes votës së publikut dhe jurisë së radios.

Për ironinë dhe inteligjencën e saj, Teresa Mannino si bashkëprezantatore është pritur me entuziazëm, edhe pse ajo vetë thotë se “ky nuk është habitati i saj”. 

Në monologun e natës së tretë që u mbajt gjatë mesnatës, ajo foli për superioritetin e njeriut ndaj kafshëve, mbi perfeksionin e natyrës dhe se si ne ia kemi dalë ta shkatërrojmë planetin tokë në vetëm 2 milionë vjet.

Një nga momentet më kulminante ai i performancës së Eros Ramazotit që solli një version emocionues të këngës “Terra promessa”, 40 vjet pas debutit me të në Festival. Përmes saj ai bën edhe një apel për paqe.

“Thuajse 500 milionë fëmijë nuk do ta shohin kurrë Tokën e Premtuar. Mjaft me gjakderdhje, mjaft me luftë. Paqe”, tha Ramazotti.

I dhanë më shumë gjallëri skenës, Paola e Chiara të ribashkuara që kënduan “Furore”, e më tej pasi dhe të ftuar të tjerë si aktorja Sabrina Ferilli.

Asgjë mangut yjeve hollivudian, “djali i përjetshëm’ i muzikës, Gianni Morandi, i cili një gjysmë shekulli pas debutit të tij në Sanremo, ngre sërish publikun në këmbë.

Sanremo shënon finalen mbrëmjen e kësaj të shtune. Do të performojnë 30 konkurrentët, si dhe në fund do të shpallet fituesi që do të përfaqësojë Italinë në Eurosong.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?