Festivali i Sanremos 2025 ka nisur me shumë emocion, prej dy ditësh (11 shkurt 2025) duke shënuar edicionin e tij të 75-të në Teatrin Ariston. Drejtori artistik dhe prezantuesi Carlo Conti është rikthyer për të drejtuar spektaklin, i shoqëruar çdo natë nga bashkë-prezantues të ndryshëm.
Nata e Parë: Fillimi spektakolar dhe pesë të parët (11 shkurt 2025)
Të 29 artistët garues performuan për herë të parë këngët e tyre në skenën ikonike të Sanremos, të shoqëruar nga një orkestër live. Në fund të natës, juria e shtypit (media televizive dhe online) votoi dhe përcaktoi pesë më të votuarit, të shpallur në renditje të rastësishme:
Brunori Sas – "L'albero delle noci"
Giorgia – "La cura per me"
Lucio Corsi – "Volevo essere un duro"
Simone Cristicchi – "Quando sarai piccola"
Achille Lauro – "Incoscienti giovani"
Nata u pasurua nga interpretimet speciale të Jovanotti, i cili solli momente prekëse, dhe RAF, i cili ndezi skenën Suzuki me hitin e tij "Self Control".
Nata e Dytë: Rikthimi në skenë dhe surprizat speciale (12 shkurt 2025)
Në natën e dytë, 15 artistë performuan sërish për të vazhduar garën. Televotimi dhe juria e radiove, secila me peshë 50%, përcaktuan pesë më të votuarit e natës, të shpallur sërish në renditje të rastësishme:
Giorgia – "La cura per me"
Simone Cristicchi – "Quando sarai piccola"
Fedez – "Battito"
Achille Lauro – "Incoscienti giovani"
Lucio Corsi – "Volevo essere un duro"
Finalistët e "Nuove Proposte"
Në kategorinë e artistëve të rinj, Nuove Proposte, katër artistë të avancuar nga Sanremo Giovani u përballën në dy duele:
Alex Wyse me "Rockstar" fitoi ndaj Vale LP & Lil Jolie me "Dimmi tu quando sei pronto per fare l'amore".
SETTEMBRE me "VERTEBRE" mundi Maria Tombia me "Goodbye (voglio good vibes)".
Alex Wyse dhe SETTEMBRE do të përballen nesër për të fituar çmimin Nuove Proposte.
Mysafirët specialë dhe çfarë na pret sonte (13 shkurt 2025)
Skena e Sanremos u ndriçua edhe nga të ftuar të veçantë: Damiano David, frontmeni i Måneskin, interpretoi "Felicità" si homazh për Lucio Dalla, ndërsa BigMama solli energjinë e saj me këngën "La rabbia non ti basta".
Nata e tretë do të sjellë 14 artistët e mbetur që do të performojnë sërish, ndërsa do të shpallet edhe fituesi i Nuove Proposte. Prezantueset e natës së tretë do të jenë Miriam Leone, Elettra Lamborghini dhe Katia Follesa.
Sanremo vazhdon të dhurojë emocione dhe muzikë të jashtëzakonshme!
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)