Santos: Ecni para me reformën elektorale! Nëse nuk e bëni të gjithë do të kenë faj

27 Mars, 15:18| Përditesimi: 27 Mars, 15:55

  • Share

 

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabela Santos në konferencën për mediat, iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore, teksa koha kalon dhe konsenus mes palëve nuk ka.

'Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje  apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025. Të gjithë e kuptojnë se cilat konkluzionet e gjykatës në këtë vend sa i takon proceseve zgjedhore. Nuk është momenti për të thënë e ka fajin njëri apo tjetri. Jemi ende në kohë për konsensus për të ecur para. Nëse nuk është e mundur të gjithë do të kenë faj për këtë.', tha Santos.


Lajmi kryesor:

Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Raporterja e PE-së, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin deklarata të tilla, bota do ishte e tmerrshme


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?