Asambleja e 145 e IPU/ Deputeti i rus merr fjalën, delegacioni i Shqipërisë dhe deputetët e vendeve të BE largohen nga salla (VIDEO)

16 Tetor 2022, 21:16| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 09:31

  • Share

Delegacioni i Shqipërisë në koordinim me deputetët e vendeve të Bashkimit të Evropian u larguan nga salla ku po mbahej mbledhja e 145-të  e Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar në Ruanda në momentin kur filloi fjalimin deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, ky si një akt simbolik për dënimin e agresionit të Moskës në Ukrainë.

Asambleja e 145 e IPU-së, me pjesëmarrës deputetë nga 178 shtete ka bërë thirrje dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojmë pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve. Dy deputetët shqiptarë Ervin Salianji dhe Florenc Spaho kanë qenë pjesë e delegacionit të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se delegacioni i Shqipërisë ashtu sikurse  pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështeti rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës.

“Kigali, Rwanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178  shtete.

Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë  ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës!

Delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.

Asambleja e fokusoi debatin tek rritja e autoritetit të parlamenteve në kontrollin e qeverive, mbrojta e statusit të deputetit, promovimi i të rinjve në politikë, foricimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për të ndarë eksperiencat më të mira. Vëmëndje të rëndësishme morên rastet e ndalimit të hapësirave demokratike në parlamentet e vendeve autokratike! Çdo vend është nën monitorim për ruajtjen e standarteve të demokracisë!”, shkruan Slianji.

Çfarë është IPU?

Unioni Ndërparlamentar (IPU) është organizata ndërkombëtare e parlamenteve, që u krijua në vitin 1889. Si vatra e dialogut parlamentar në shkallë globale, Unioni punon për paqen dhe bashkëpunimin midis popujve dhe forcimin e demokracisë përfaqësuese, në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, me të cilën ai ndan të njëjtat objektiva. Gjithashtu ai kooperon edhe me organizatat parlamentare rajonale e ndërkombëtare, ndërqeveritare dhe joqeveritare, të cilat ndajnë të njëjtat qëllime. IPU financohet në përgjithësi nga vetë anëtarët e saj.

Selia e IPU-së ndodhet në Gjenevë. Asambleja e IPU-së mblidhet dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, zakonisht në vende të ndryshme, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të njihen me realitete të larmishme kombëtare. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?