Kronikë

Atentati në Elbasan/ Çaka 1 muaj më parë u kthye nga Gjermania, u qëllua me 12 plumba në bark! 3 pista hetimi, që nga hakmarrje te prishja e pazareve të drogës! Zbardhet dëshmia e gruas

12 Maj 2021, 10:28| Përditesimi: 13 Maj 2021, 08:40

  • Share

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i Everest (Ibrahim) Çakës mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Burime për gazetarin Arsen Rusta, bëjnë me dije se Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta.

Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.

Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

41-vjeçari kishte lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. 

 

Ora 11:27
Atentati në Elbasan, 3 pistat ku po hetohet ekzekutimi i Everes Çakës

Ekzekutimi në Elbasan i 41-vjeçarit Everest alias Ibrahim Çaka mbrëmjen e djeshme  ka bërë që grupi hetimor të hetojë në 3 pista hetimit, atë të hakmarrjes që lidhet me serinë e vrasjes ku u vra edhe kushëririt të tij në Belgjikë Arjan Spahiut, ajo e larjes së hesapeve mes bandave dhe ajo e prishjes së pazarit të drogës.

Ora 11:25
Atentati në Elbasan, Everes Çaka u qëllua me 12 plumba në bark, 20 të shoqëruar! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

1620811608_caka.png

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi në Elbasan, ku 41-vjeçari Everest alias Ibrahim Çaka u qëllua me 12 plumba në zonën e barkut. Të gjitha gjuajtjet janë bërë nga një distancë e afërt.

Në lindje me ngjarjen janë shoqëruar 20 persona, ndërsa janë sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie në zonë si dhe disa të tjera përgjatë aksit Elbasan -Rrogozhinë për të ndjekur të gjithë veprimet e autorit.

Ora 10:50
Zbardhet dëshmia e gruas së Everest Çakës: Vrasësi u afruan tek makina dhe qëlluan! Dola për të kërkuar ndihmë

1620761244_EVERESTCAKA.jpg

Është zbardhur dëshmia e Silvana Çakës, bashkëshortes së Everest Çakës e cila ishte në makinë në momentin kur persona të paidentifikuar vranë me breshëri plumbash bashkëhsortin e saj.

Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. 

‘Sapo dolëm nga shtëpia e prindërve të mi, jetojnë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Sapo makina jonë nisi lëvizjen një mjet na goditi nga pas. Kujtuam se ishte aksident, dhe pashë një burrë që u afrua tek xhami dhe mbante në duar një armë me të cilën në afërsi të xhamit të parë ku ishte Everesti dhe qëlloi disa herë.’- është shprehur bashkëshortja.

Sipas gruas së viktimës, vrasësi është afruar te makina dhe ka qëllluar 41-vjeçarin me breshëri, plumbat e kanë kapur në krahë, qafë dhe në gjoks. Silvana Çaka ka thënë se doli për të kërkuar ndihmë tek banorë dhe tek njerëzit që ndodheshin aty.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?