Sapuni e bardhë, shije e ëmbël e traditës nga zonja Albana, e lehtë dhe delikate

19 Korrik, 11:57| Përditesimi: 19 Korrik, 12:08

  • Share

Sapuni e bardhë

Përbërësit:

  • 500 ml ujë
  • 250 gr niseshte
  • 300 gr sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së ujit dhe sheqerin, i trazojmë mirë duke i vënë në zjarr për të marrë valë. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshtenë në sasinë tjetër të ujit. E përziejmë ngadalë me lugë druri derisa të tretet plotësisht pa krijuar kokrriza. Sapo uji nis të marrë valë hedhim niseshtenë e tretur. Ulim nxehtësinë e sobës dhe e trazojmë shpejt që të mos cignoset në fund. Kur fillon e trashet niseshteja shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë pa ndaluar për gati 10 minuta. Sapunija është gati kur të jetë formuar një masë e tejdukshme që nuk ngjitet tek luga dhe që shkëputet lehtësisht nga anët e tenxheres. Heqim tenxheren nga zjarri dhe marrim një lugë gjelle e cila na shërben për t'i dhënë forma sapunisë (për t'i dhënë formën e duhur në pjatë duhet vepruar shpejt që të mos na ngrijë). Para se të marrim masën e sapunisë, lugën e gjellës e zhysim në një gotë me ujë të ftohtë. Marrim masa të vogla me anë të lugës dhe i vendosim në një pjatë të cekët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2024 02:16

    Kjo quhet dhe hallvasi dhe mund t'a besh vetem me vaj,ose vetem me gjalpe dhe e ngrohte ka shije shume te mire,po kerkon vanilje patjeter brenda qe te mbuloje shijen /pa shije/ te niseshtese,por me mase, se po i hodhe shume i jep shije pak te hidhur dhe siper kur serviret sperkatet me sheqer por vetem duhet kujdes me temp.kur hidhet qe sheqeri te mos lageshtohet.Une e sperkas edhe me shume pak konjak,ose brandy siper,por kjo eshte preference personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?