Sara Bajraktari është këngëtarja më e vogël që do të marrë pjesë në eventin më të madh në vend, “Festivalin r Këngës” në RTSH.
“Ajër" është balada muzikore me të cilën do të konkurojë artistja 16-vjeçare.
Sara që në moshën 7-vjeçare ka performuar në festivale fëmijësh, ku edhe është vlerësuar me çmimin "Vokali më i mirë" për grup-moshën e saj.
Prej vitesh Sara i bie pianos, si dhe merr leksione për kanto, ndërsa zhanret e saj të preferuara muzikore janë pop, blues dhe jazz.
Sara ka marrë pjesë në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër; Festivalin e 50-të të Fëmijëve në Tiranë; si dhe Perform Fest 2011 dhe 2012.
Në vitin 2016, ajo mori pjesë në “Gjeniu i Vogël 7”, ku ishte edhe finaliste.
Në shtator të një viti më pas mori pjesë në “JESC 2017”, ku fitoi çmimin e dytë me këngën "Flas Me Ëndrrën".
Në vitin 2018, Sara Bajraktari merr pjesë në “Voice Kids of Albania”, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale.
Dy modelet udhërrëfyese te jetës së Sarës janë mamaja e saj dhe Ariana Grande.
Përveç muzikës, pasion i saj është edhe vizatimi, por ëndrra më e madhe e Sarës është të bëhet këngëtare e suksesshme në Amerikë.
Gjithashtu ajo u bë pjesë e “Këngës Magjike” të këtij viti me këngën "Me Vonë", ku ra në sy për zërin e rrallë në moshë shumë të vogël.
Komente
