Moderatorja Arbana Osmani dhe çifti Sara Hoxha dhe Ledion Liço

VIP & Spektakël

Sara dhe Ledioni u martuan, po mikesha e tyre Arbana ku ishte?!

12 Gusht 2018, 16:21| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 16:30

  • Share

Mbrëmjën e 11 gushtit një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço i dhanë fund beqarisë. Buzë liqenit të Comos në Itali, dyshja e njohur i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit duke u betuar për dashuri të përjetshme.

Në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë, Sara dhe Ledioni kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata bashkëjetojnë prej shumë vitesh tashmë dhe para një viti e gjysmë janë bërë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin London Noor.

Duke qenë se Ledioni është rritur profesionalisht në Top Media ai ka krijuar një rreth të ngushtë miqsh që e kanë shoqëruar gjithmonë në evente të rëndësishme të jetës së tij. Disa prej tyre janë Eno Popi, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu. Mirëpo katërshja e njohur, mbrëmjen e kaluar ndjenë mungesën e moderatores Osmani. Arbana nuk ishte pjesë e ceremonisë madhështore.

Nuk e dimë nëse moderatorja nuk ka marrë një ftesë apo nëse e ka refuzuar atë. Ndërkohë duke parë në rrjetet sociale, Arbana nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale, duke e kaluar me heshtje këtë krisje në marrëdhënien e tyre të miqësisë. Prej kohësh është përfolur për krisjen e miqësisë së Arbanës me Ledionin, por dhe me familjen Hoxha, zëra që u hodhën poshtë me publikimin e ndonjë fotoje sporadike, tek tuk të Arbanës me Ledionin, apo me Lorin.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?