Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj

7 Gusht, 22:37| Përditesimi: 7 Gusht, 22:51

  • Share

Raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë. Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e këngëtarit Bardhi.

Por, këtë kuriozitet ka vendosur që ta heqë vetë ajo, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në “Instagram”, Gjordeni u është përgjigjur pyetjeve, kritikave apo edhe komplimenteve që fansat i kanë bërë.

Teksa dikush i tha se ‘nëna e Bardhit duket e lumtur që ka një nuse të tillë’, ajo ka sqaruar raportin e tyre dhe tha se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kanë menduar njerëzit.

“Në sytë e vjehrrës tënde është parë që është shumë e lumtur që ka një nuse si ty”, ka qenë komenti i një ndjekësi.

Sara i është përgjigjur duke thënë se nëna e tij ka qenë ndër mbështetset e saja më të mëdha në 'Big Brother VIP' dhe se ka shpresuar që Sara të ishte nusja e Bardhit.

"Unë dhe nëna Selvie kemi pasur një marrëdhënie mëse të respektueshme dhe plot dhembshuri që momentin e parë. Atëherë kur të gjithë thoshin ‘Sara u shkoi me Kumanovë me zor’. Në fakt, ka qenë nëna e Bardhit që më kërkoi me ngulm pranë saj. Lidhja jonë nuk ka asnjë të ngjashme me çfarë është komentuar. Nëna ka qenë ndër mbështetëset e mia më të mëdha në Big Brother VIP, më ka njohur jashtë tij dhe ka shpresuar nga dita e parë me zemër që unë të isha nusja e Bardhit”, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?