Sara Karaj dhe familja e saj

Sara Karaj sjell në jetë fëmijën e saj të dytë, zbulon emrin e tij: Më në fund u bashkove mes nesh

11 Tetor 2022, 14:33| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 14:43

  • Share

Pas problemeve shëndetësore dhe komplikacioneve që pati kohët e fundit gjatë shtatzënisë, blogerja shqiptare Sara Karaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja përmes një foto-albumi në rrjetet sociale, u zbuloi gjithashtu edhe emrin e fëmijës.

“Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë

Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde! Ne jemi çdo moment me ty. Të tre! Uroj shumë që kjo periudhë të kaloje sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër. Që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do më kesh gjithmonë si tek barku Ne e nisem këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë!

Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund t’ja dilnim pa familjen tonë të madhe që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë”- thuhet në postimin e plotë të Sara Karajt

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?