Një dron është shfaqur mbi shtëpinë e Big Brother VIP për këngëtarin Bardhi. Ajo që ia dërgonte ishte Sara e cila kishte menduar edhe t’i shkruante edhe një mesazh ku shkruhej:
“Non stop në luftë për ty! Dëgjo vetëm zemrën tënde. Të dua, Grisi!”
Bardhi e ka parë dronin dhe e ka komentuar me banorët, duke thënë se e kishte lexuar mesazhin që ishte nënshkruar me emrin Grisi, ashtu siç e quante ai Sarën. Kjo e fundit u eleminua nga Big Brother të martën për shkak të përplasjeve fizike me banoren tjetër Françeska të cilën tentoi ta mbante mbyllur në banjë.
Komento