Sara, vajza që ktheu artin në biznes: Si arrita të hapja punishten time të dhuratave

31 Janar 2021, 17:00| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 13:47

  • Share

Nga një tavolinë pune, Sarës i lindin një pafundësi idesh për dhurata.

“Kjo është tavolina ime e punës, punishtja ime e vogël ndërsa këto janë materialet e mia, mjetet e mia të punës. Këto i bëj vetë, duke ngulur gozhdën te kjo copëza e dërrasës, procesi tjetër i punës vazhdon duke ngjyer majën e gozhdës në bojë akriliku dhe më pas vijoj duke pikturuar”, tregoi artistja Sara Sula.

Lëndën e parë e siguron nga babai, ndërsa e ëma me vëllezërit e ndihmojnë që t’i realizojë sa më shpejt punimet artizanle.

Ishin vizatimet dhe pikturat që zbuluan talentin e saj për të bukurën.

“Në fillim vetëm vizatoja dhe pikturoja në telajo por pastaj mendova që këto ti fus në disa materiale të tjera siç është guri dhe druri. Isha futur shumë te dotolizmi. Për ta qartësuar dotolizmi është një metodë e cila ka si fokus pikat me ngjyra të akrilikut”, tha e reja.

Për më shumë se tre vjet, shtëpia e familjes Sula ishte kthyer në një punishte, ku Sara realizonte porositë e ardhura nga rrjetet sociale, si bizhuteri, kartolina, piktura në gurë dhe jo vetëm.

Por bashkimi me kreativitet i qindra pikave, dhe një grant i Bashkisë së Tiranës, teksa bizneset mbylleshin për shkak të pandemisë, bëri të mundur që 19-vjeçarja Sara të realizojë ëndrrën e saj të madhe... të hapë një biznes.

“Zhvendosja nga shtëpia në një biznes fizik më dha mundësinë që të kem kontaktin fizik më të afërt me klientët e mi. Gjithashtu të marr kritika prej tyre dhe ide të reja. Ndoshta njerëzit nuk kanë aq shumë rrjete sociale sa mund të na njohin nga aty. Por dikush që kalon në rrugë na shikon dhe shikon punimet tona të bukura dhe pastaj kemi mundësinë që tua tregojmë atyre këtë art. Gjithashtu një ndihmesë tjetër që kisha nga biznesi fizik se më erdhi një tjetër ide e cila ishte të bëhesha një mësuese për disa fëmijë të vegjël”, përfundoi Sara.

Sara, përveç se realizon punime për të tjerë, organizon edhe kurse për talentet e vegjël. 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?