Sarah Berisha dhe DJ PM po shijojnë lidhjen e tyre pas daljes nga Big Brother VIP, por kanë zgjedhur që të mos publikojnë shpesh momente pranë njëri-tjetrit në mënyrë që të kenë sado pak privatësi.
Megjithatë shpesh herë bëjnë komente dhe ngacmime në rrjete sociale. Blogerja postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi ku shkroi:
“Mos më beso asnjëherë kur them që jam gati për 5 minuta.”
Por vëmendjen e mori komenti i dashuri i saj, i cili i shkroi: “Vetëm 5 minuta a”.
Nuk mungoi përgjigja e Sarës, e cila i tregoi se dhe ai bën të njëjtën gjë.
“Ti mos fol se vonohesh për vet, Ciao”- shkroi Sarah.