Foto nga Sarah

Sarah, mjekja e pazakontë me trupin e mbushur me tatuazhe (FOTO)

20 Shkurt 2020, 18:43| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 18:57

  • Share

Sarah Gray, një mjeke 31-vjeçare dhe njëkohësisht "Mjeku/Mjekja me më shumë tatuazhe në botë", është shembulli më i mirë  që nuk mund të gjykosh një libër nga kopertina e tij.

Për më tepër, pamja e saj e pazakontë ndonjëherë e ndihmon edhe kur punon me pacientë.

Ajo ka kombinuar dashurinë e saj për artin dhe mjekësinë.

Sarah dhe koleget

Dr. Sarah e përcakton veten si mjekja më e gjallë që punon në Spitalin "Royal Adelaide", ku po zhvillon  praktikën, pasi është drejt rrugës për t'u bërë një kirurge ortopede.

Si një ish-modele e revistës "Inked Australia/Zelanda e Re" dhe Miss "Inked Australia", Sara u bë e njohur vite më parë dhe tani ka mijëra ndjekës në mediat sociale.

Sarah Grey

Ndërsa ishte duke modeluar, ajo ishte gjithashtu studente e shkollës së mjekësisë në Universitetin e Adelaide, në të cilin u diplomua vitin e kaluar.

Ajo në fakt e pëlqente mjekësinë që fëmijë, sepse babai i saj ishte mjek dhe modeli me më shumë ndikim në jetën e saj.

Dr. Gray shprehet se ajo bëri tatuazhin e saj të parë kur ishte vetëm 16 vjeç dhe tani ajo pothuajse është mbuluar nga koka tek këmbët, përveç fytyrës së saj.

Sarah Grey

Sarah rrëfen se nuk donte  të bënte aq shumë tatuazhe.

Fillimisht, ishte një hapësirë e vogël që nënkuptonte një periudhë të rëndësishme të jetës së saj, relaizuar nga një artiste specifike.

Por më pas ajo u mor me idenë për tu shprehur në mënyrë krijuese përmes artit të trupit.

Sarah gjatë diplomimit

Kur u pyet se si ndikon pamjen e pazakontë në punën e saj, Sara përgjigjet se ndonjëherë mund të jetë një pikë e mirë bisedimi, veçanërisht për brezin e ri, herë pas here thyen akullin.

Politika e korporatës në fushën e mjekësisë ndalon tatuazhet fyese, por Sara nuk ka asnjë prej tyre.

Ndoshta rregullat do të ishin të ndryshme në qendrat private mjekësore, por kjo nuk është një pengesë kur punon për një spital publik.

Sarah me uniformë

Sa i përket marrëdhënieve me kolegët, Dr Gray pranon se ajo kurrë nuk është ndjerë e diskriminuar, pasi në mjekësi, gjëja më e rëndësishme është se sa je i aftë.

Megjithëse Dr. Gray kurrë nuk u dhunua psikologjikisht, ajo ndau përvojën e saj më të keqe me diskriminimin deri më tani.

Sarah

Ishin shumë raste të ndodhura në të njëjtën ditë kur ajo bashkë me bashkëshortin u ulën të hanin diku dhe më pas nuk u lejuan të qëndronin për shkak të tatuazheve të shumta të saj.

Sarah Gray është një nga modelet e komunitetit australian të tatuazheve dhe një shembull i gjallë inkurajues i faktit se një trup, pothuajse tërësisht i mbuluar me tatuazhe, nuk është një pengesë në rrugën për t'u bërë një kirurge e shkëlqyer.

Sarah me trupin e mbuluar nga tatuazhet

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?