Sarajet e Toptanëve

Politikë

Sarajet e Toptanëve i kalojnë bashkisë, Veliaj: U kemi paguar pronarëve 2.5 mln dollarë! Shndërrohet në monument kulture

28 Tetor 2021, 10:43| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 11:52

  • Share

Me vendim qeverie, ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve në kryeqytet është tashmë pronë e bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar vendimin e qeverisë dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.

Veliaj thotë se bashkia e Tiranës do t’u paguajë pronarëve 2.5 mln dollarë për ndërtesën monument kulture.

‘Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Bashkia e Tiranës i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture - nje precedent historik!’- shkruan Veliaj.

 Kjo godinë, së cilës iu vu flaka qëllimisht mesnatën e 17 gushtit, do të rikonstruktohet e do të vihet në dispozicion të qytetarëve që përveç shndërrimit të saj në një muze, do të ketë edhe një librari 'American library'.

Vendimi

Zjarri te Sarajet e Toptanëve dhe akuzat që pasuan
Sarajet e Toptanëve mesnatën e 17 gushtit iu vu flaka qëllimisht. Zjarri ishte i qëllimshëm dhe kamerat kanë filmuar autorin i cili po vraponte pak pasi ndezi 2 vatra zjarri në pjesën e pasme të Sarajeve.  Pas zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, Sarajet e Toptanëve, monument kulture, nisi të ruhej nga policia dhe do të shndërrohet në një muze. Ky zjarr u pasua edhe me akuza dhe kundërakuza. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që drejtoi gishtin nga bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Bujar Nishanit, pasi sipas tij e kanë bërë me qëllim që të ndalin shpronësimin dhe krimin e kësaj godine në muze, por ish-presidenti e ka mohuar kategorikisht duke e quajtur si një akuzë kriminale.

25 pronarët e Sarajeve të Toptanëve
-Majlinda Skënder Këllezi
-Haluzi Hamza Kosova
-Asim Reshat Zajmi
-Artan Reshat Zajmi
-Lijana Reshat Hoxholli
-Shqipe Kosova
-Ermira Petrit Kosova
-Sokol Pertit Kosova
-Astrit Akif Përmeti
-Arjan Astrit Përmeti
-Aida Astrit Podgorica
-Ali Mustafa Kosova
-Isuf Fehmi Kazazi
-Kemal Sami Pashollari
-Ismiha Sami Pirgu
-Flutura Ramadan Llapaj
-Fatbardh Abdulla Kazazi
-Evelina Cara
-Irma Skënderi
-Diana Abdulla Kellezi
-Xhelal Shazivar Stermasi
-Saimir Shazivar Stermasi
-Adnan Shazivar Stermasi
-Fatri Shazivar Stermasi
-Vi&Vi shpk

Historiku i Sarajeve të Toptanëve që iu vu flaka
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Në fazën e parë kanë qënë me çardak e hajat në ballin kryesor. Shtëpia e zjarrit është bërthama e mjediseve përqark saj. Në katin e parë janë ambjentet ndihmëse ndërsa në katin e dytë, ambjentet e ndenjes dhe anekset e shërbimit, shkallët që ndërlidhin katet janë një ramëshe druri. Në fazën e dytë, në fillim të shek. XX, u bë një rikostruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar aty ka qenë selia e Legatës së SHBA. Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973. Banesa ka nje siperfaqe rreth 354 m2 dhe lartesia arrin deri në 12 m. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Brenda në banese ndodhet një “Hamamxhik”, që do të thotë hamam kur ka dimension të vogël dhe ndodhet në hapësirën private të shtëpisë. Këto elemente janë indikatore të zhvillimit të teknikës, stilit të ndërtesave dhe zhvillimit ekonomiko-social të Tiranës në ato vite.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?