Foto nga Sarajeva

Sarajeva renditet si qyteti me ajrin më të ndotur në botë, Prishtina në vendin e 20-të (LISTA)

19 Dhjetor 2023, 13:01| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 13:03

  • Share

Kryeqyteti i Bosnje- Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën.

Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë. Prishtina renditet në vendin e 20-të, ndonëse në orët e paradites ka qenë në vendin e 12-të. Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të.

Autoritetet thonë se ndotja e ajrit në kryeqytetin boshnjak të Sarajevës ka arritur nivele të rrezikshme ditët e fundit, duke bërë që zyrtarët të ndalojnë automjetet e mallrave nga rrugët, të anulojnë të gjitha ngjarjet publike në natyrë dhe të paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë brenda.

Zyrtarët kanë ulur gjithashtu temperaturat e ngrohjes qendrore me qymyr për ndërtesat dhe kanë ndaluar ndërtimet që prodhojnë pluhur, raporton Asscociate Press.

Masat u vendosën këtë javë nga qeveria rajonale e Sarajevës. Ai thotë të dielën se për shumicën e tre ditëve të fundit, vlerat për grimcat PM10 në ajër kanë qenë të paktën dy herë - dhe ndonjëherë pesë herë - kufiri i Bashkimit Evropian prej 50 mikrogramë për metër kub.

E vendosur në një luginë të thellë dhe e rrethuar nga male të larta, Sarajeva historikisht ka vuajtur nga përqendrimet e larta të mjegullës, smogut dhe pluhurit.

Megjithatë, situata u përkeqësua më tej në dekadën e fundit për shkak të përhapjes së ndërtesave të larta që bllokojnë rrjedhën e ajrit, përdorimit të automjeteve të vjetra dhe shumë ndotëse dhe rritjes së përdorimit të qymyrit për ngrohje në qytet.

Sipas një raporti të fundit të Programit të Mjedisit të OKB-së, banorët e Sarajevës janë të ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. OKB thotë se ka ulur jetëgjatësinë në vend deri në 1.3 vjet.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koment: 19/12/2023 13:26

    Po Tirana?? Apo nuk eshte ne liste se lali Plehra i hoqi stacionet e monitorimit te ajrit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?