Kronikë
Top 24

Saranda e nxori në ankand 'Bar Lulishte Butrintin' ku u xhirua '2 herë Mat', prefekti: Pezullojeni urgjent! (VIDEO)

25 Maj 2019, 14:09| Përditesimi: 25 Maj 2019, 16:55

  • Share

Prefekti i Vlorës i ka dërguar një shkresë bashkisë së Sarandës që të pezullojnë në mënyrë urgjente ankandin për dhënien me qira  të 'Bar Lulishte Butrintit'. Ankandi u hap bazuar mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, që mban datën 20 mars të vitit 2018, por prefekti Flamur Mamaj e ka cilësuar të paligjshme. Prefekti e rrëzoi këtë vendim, ndërsa në datë 22 maj i ka dërguar një letër bashkisë që të anulohet ankandi urgjentisht.

Për këtë cështje ka reaguar edhe deputeti Alket Hyseni, i cili kishte edhe një paralajmërim. "Është një ikonë e qytetit të Sarandës, por iu garantoj se bar lulishtja do të marrë zgjidhje më të mirë me administratën e re të bashkisë pas konsultimit për të parë mundësinë e transformimit më të mirë.

Bar Lulishte Butrinti

Vendimi i Këshillit Bashkiak është shpallur i paligjshëm nga prefekti, që ka njoftuar me shkresë bashkinë. I bëj thirrje cdo biznesi, që të mos i hyjë detit në këmbë, në një procedurë të paligjshme. Prandaj rrini të qetë, se në fund të fundit ajo do i qëndrojë qytetit, s'ka shans të keqpërdoret" tha Hyseni.

'Bar Lulishte Butrinti' nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat". Objekti kanë një hapësirë  rreth 200 m2  me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokrati: 25/05/2019 15:39

    Te pakten e kane nxjerr ne ankand. Ketu prefekti e bllokon se eshte xhiruar nje film. Deputeti e mbron.Teatri kombetar ka dhene me mijra shfaqe. Hajde gjeje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?