Saranda gati për sezonin veror 2024, pamjet fantastike me dron të ‘perlës së jugut’

7 Qershor, 09:52| Përditesimi: 7 Qershor, 09:59

  • Share

Saranda është gati për të hapur sezonin veror 2024.

Ky qytet çdo vit është një qendër e rëndësishme turistike në jug të vendit, jo vetëm për turistët vendas por edhe për ata të huaj, ndërsa është konsideruar edhe si “perla e jugut”.

Në pamjet fantastike me dron të shpërndara nga kryeministri Edi Rama, shihen disa nga vendet më të frekuentuara në Sarandë, si ‘Kalaja e Lëkurësit’ dhe Ksamili.

Në sezonin turistik të vitit të kaluar Saranda priti një numër të lartë turistësh, ndërsa edhe për këtë vit pritet që të ketë një numër të madh turistësh vendas e të huaj.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?