Kemi hyrë në 15-ditshin e dytë të korrikut, por numri i pushuesve në Sarandë vijon të mbetet në nivele të ulëta. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çpa në një intervistë për Report Tv tha se janë bërë përpjekje nga hotelet duke ulur çmimet me 20%.
“E vërteta është se Saranda ka bërë ulje 20%. Ka shumë raste që kanë bërë ulje edhe më të larta”, tha kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çipa.
Ditët e javës janë të vakëta ndërsa qyteti gjallërohet në fundjave. Përpos pandemisë në uljen e numrit të turistëve në Sarandë kanë ndikuar edhe punimet për ndërtimin e bulevardit të ri.
“Ka një periudhë 1 javore që ka filluar lëvizja. Sidomos të shtunë e të diel. Pa dyshim infrastruktura e qytetit tonë është një fazë tranzicioni. Kjo nuk le një shije të mirë tek turistët” tha Çipa.
Në gusht e shtator pritet të vijnë me charter turistë polakë. Çipa thotë se industria e turizmit ka prekur fundin këtë vit, ndërsa viti që lamë pas ka qenë një vit i artë, ku vetëm në Sarandë pushuan 600 mijë turistë vendas e të huaj.
“Krahasuar me periudhën e 2019 nuk krahasohet dhe nuk ka ngjashmëri. Kjo periudhë vitin e kaluar ka qenë piku i sezonit. Vitin e kaluar kishim rreth 600 mijë turistë”, shtoi ai.
Pandemia e Covid-19 ka dëmtuar jo vetëm të ardhurat për bizneset por ka lënë shumë njerëz të pa punë.
saranda ul cmimet:nga 300 euro nata e ka bo 299 euro...kualiteti i ushqimit esht po ai i viteve me pae.nje pule e kalbur 18 mij leke me e mare ne shtepi.po e hengre te restoranti cmimi esht sa nji gjel deti
PërgjigjuSe cfare cmimesh kane ulur e di vetem ky zoteria. Ta larta i kane sic do vit.
PërgjigjuShume mire ju behet se na u be Saranda sikur eshte Santorini. Njerezit aty jane kafeshe edhe duan te punojne dy muaj sa per te gjithe vitin. Nje cader fillon nga 1000-2000 muje leke te reja. Po ushqimi katastrofe. Ju beh thirrje te gjithe pushuesve qe vijne nga kosova edhe shqiperia shkoni ne Borsh, Lukove, Qeparo, Himare. Do kenaqeni edhe deti eshte me i paster edhe cmimet jane me lire.
PërgjigjuPO si te vijne turistet kur e keni bere nje pallat 5 katesh aty,,,5 m larg detit,,turp,,,kafshe jeni me fytyre njeriu....shkoni mor maskarenj e shikoni sesi i kane bere bregdetin greket...pisa njerez...
Përgjigju