Saranda 'vuan' mungesën e metadonit, ilaçi që ndihmon të heqësh dorë nga heroina (VIDEO)

5 Mars 2020, 16:21| Përditesimi: 5 Mars 2020, 16:31

  • Share

Rreth 50 persona që tentojnë të ndërpresin përdorimin e lëndës narkotike heroinë në Sarandë prej disa ditësh nuk kanë mundur të marrin medikamentin medaton, i cili mundëson qetësimin e trupit të tyre.

Këta persona prej kohësh përdorin këtë medikament për të hequr dorë nga përdorimi i heroinës.

Pavarësisht se janë paraqitur përpara qendrës ku bëhet shpërndarja e medadonit, atyre u është komunikuar se medikamenti mungon.

Ata thonë se nëse nuk e marrim këtë ilaç kalojnë  në gjendje të pavetëdijshme.

"Ne jemi 50 veta këtu që trajtohemi me metadon, vijmë në mëngjes na thonë që nuk ka, sikur ajo është bukë e djathë e  jo një ilaç.

 Po nuk e morëm ne kalojmë në një gjendje të pavetëdijshme bëhemi të papërgjegjshëm. Jemi bërë ujë në djers, jemi me halle kemi dhe fëmijë", tha një nga banorët që merr metadon.

Kurse një qytetar tjetër tha se me këtë ilaç ai heq dhimbjet e trupit, pasi ka kohë që nuk e konsumon më.

"Kemi një vit që e marrim, erdhëm në mëngjes dhe na thotë ky që nuk ka metadon", ka thënë një qytetar tjetër.

Infermieri që shpërndan medikamentin shprehet se në qendërën “Aksion Plus” metadoni ka përfunduar dhe sipas tij nuk dihet se kur të vijë furnizimi i ri.

"Kjo është një shoqatë në bashkëpunim me ministrinë. Na kanë thënë që ka ardhur medikamenti por do disa proceura që të shpërndahet", u shpreh infermieri.

Në qytetin e Sarandës janë rreth 200 persona të varur nga heroina, një pjesë e të cilëve po luftojnë për t'i shpëtuar varësisë së saj pasi kanë krijuar edhe familje dhe për hir të tyre nuk e konsumojnë më.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?