SARANDË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mesditën e kësaj të premteje (7 shkurt 2025) ku një 12-vjeçar ka qëlluar në shpatull me mjet prerës një 15-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2.
Autori i mitur i identifikuar me inicialet M.M. është shoqëriuar në komisariat, ndërsa 15-vjeçari i plagosur ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit",- njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
Komente
