Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

18 Korrik, 11:15| Përditesimi: 18 Korrik, 12:25

  • Share

Sarandë-Një 28 vjecar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të mërkurën e 17 korrikut, rreth orës 14.23. Pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.

I riu me inicialet A. T,  është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti lundrues ishte marrë me qira dhe drejtohej nga personi me incialet A.N.

"Është bllokuar në portin e Sarandës, mjeti lundrues skaf, si dhe janë vendosur masat administrative 100 000 lekë për pronarin, shtetasin A. D., pasi nuk ishte i pajisur me licencë nga operatori turistik, dhe 10 000 lekë për drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. N., i cili nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për posedimin dhe përdorimin e mjetit lundrues", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?