Kronikë

Sarandë/ Aksident në lagjen nr. 2, plagosen lehtë shoferët e automjeteve

21 Qershor, 10:49| Përditesimi: 21 Qershor, 10:50

  • Share

Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës Onhezmi me rrugën Adem Sheme, në Lagjen nr. 2 të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?