Sarandë-Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohen se kanë vjedhur 4 motorë. Ndërkohë është shpallur në kërkim në 19-vjeçar.
Të arrestuarit janë identifikuar si Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi.
Sipas njoftimit të policisë pasi i grabisnin dhe i transportonin në Delvinë ata dyshohet se i modifikonin dhe i shisnin.
Blutë informojnë se gjithashtu kanë sekuestruar 2 nga motomjetet e vjedhura dhe një makinë që dyshohet se shërbente për realizimin e vjedhjeve.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Klajdi Hadushi , 20 vjeç, banues në Sarandë dhe Orgest Jonuzi., 23 vjeç, banues në Delvinë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në qytetin e Sarandës, të cilët më pas i kanë transportuar në Delvinë, për t’i modifikuar dhe për t’i shitur", informoi sot policia.
Vijon puna për kapjen e 19-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga të rinjtë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Komente
