Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Arrestohet 43-vjeçari nga Berati, iu vuri zjarrin kullotave  në mal

8 Shtator 2018, 09:39| Përditesimi: 8 Shtator 2018, 09:45

  • Share

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Berati pasi akuzohet se iu ka vënë flakën disa kullotave në malin Paganë-Konispol. Kullotat kanë qenë në pronësinë e 46-vjeçarit, banues në Konispol.

Njoftimi i plotë

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Fatmir Filaj, 43 vjeç, banues në Berat.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane - Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?